PS - PD Lufta për të qenë "një hap para"
03/05/2005 Partia Socialiste ka pranuar të ashtuquajturën "paketa Rama", një numër propozimesh, të cilat zgjidhin nga ana teknike disa prej problematikave politike që ka patur kjo parti dhe, në përgjithësi, partitë politike shqiptare gjatë këtyre 15 viteve të fundit. Kështu, Partia Socialiste bën të mundur institucionalizimin e mendimit alternativ brenda Partisë Socialiste, ndan në një farë mënyre proporcionet e pushtetit mes rivalëve politikë, të cilët garojnë me kryetarin e partisë. Bashkë me disa hollësi të tjera, kjo paketë është pa dyshim një nga operacionet politike, që, nëse do të aplikohej do të përbënte një operacion të qartë modernizimi për një parti politike të madhe.
Por ajo që ka po aq rëndësi sa dhe përmbajtja e paketës së propozimeve që kanë kaluar dje në forumin e lartë socialist, duket se është edhe konteksti në të cilin bëhen këto propozime. Dihet qe të njëjtat propozime, apo përafërsisht të njëjtat propozime ka bërë Edi Rama dhe Rexhep Meidani në kongresin e fundit të socialistëve, në dhjetor 2003, kur garuan me kryeministrin Fatos Nano, për postin e kryetarit të PS-së. Por, atëherë këto propozime ishin veçse një prej viktimave të triumfializmit të Fatos Nanos dhe mbështetësve të tij në këtë kongres.
Konteksti kur kjo paketë propozimesh kthehet në Partinë Socialiste dhe për me tepër kur kjo paketë miratohet, është ai i suksesit të një operacioni në shkallë të gjerë, që ka bërë Partia Demokratike e opozitës, për të reformuar veten dhe për të krijuar një front të gjerë opozitar, pretendent për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 3 korrikut. Eshtë e qartë, në këto kushte Partia Socialiste do të duhej të bëntë një hap tjetër, sipas parimit të njohur politik për të bërë "një hap para kundërshtarit". Jashtë këtij momenti nuk mund të kuptohet pranimi që Partia Socialiste i bëri paketës Rama.
Rritja e konkurrueshmërisë në tregun politik, ku opozita demokratike është treguar në 4 muajt e fundit mjaft radikale dhe agresive, duke e kulmuar hapjen e PD-së me një Konventë Elektorale të shkëlqyer të 23–24 prillit, është e pritshme që do të jepte një reagim edhe në kampin e qeverisë. Madje, mund të thuhet se seria e lëvizjeve që shumica do të bëjë, pritet të pasohet me siguri me hapa të tjerë në kongresin e ardhshëm të PS-së, më 5 maj.
Ajo që mund të thuhet ngë vështrimi i thjeshtë i asaj që ndodhi dje në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, është fakti që nga rritja e konkurrueshmërisë në tregun politik, nuk mund të priten veçse ndryshime dhe reforma pozitive. Ashtu si çdo operator tjetër në çfarëdolloj tregu, kur kundërshtari reformohet, kjo ka pasojë edhe te konkurrenti.
Rivalizimi i fundit mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, një rivalizim i shpejtë, radikal dhe si të thuash me themel, duket se është efekti i parë pozitiv që po gëzon jeta politike shqiptare nga rikthimi i pritshëm i konkurrueshmërisë në këto zgjedhje parlamentare, të cilët më në fund shpresohet të jenë të lira dhe të ndershme.
Kjo nuk është gjë tjetër veçse premisë për përmirësimin e ofertës politike në këtë vend, një shans që jeta politike shqiptare e ka humbur që prej 10 vjetësh, qëkurse nuk organizohen në këtë vend zgjedhje të lira dhe të ndershme.