E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 20-vjeçari

Fushë-Krujë Një 20-vjeçar është qëlluar disa herë me thikë në qendër të qytetit të Fushë-Krujës. Burime zyrtare të policisë së Fushë-Krujës bëjnë të ditur se i plagosuri është Gert Ujka, nga po ky qytet. Sipas të njëjtave burimeve “ka qenë një sherr me një bashkëmoshatar të tij, që ka sjellë për pasojë edhe plagosjen e Ujkës”. Pas plagosjes Gert Ujka është dërguar menjëherë në Poliklinikën e qytetit të Fushë-Krujës, e më pas mjekët e kësaj qendre e kanë nisur menjëherë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje kritike për jetën. Policia ende nuk ka të dhëna rreth personit me të cilit është përplasur Ujka, dhe pret që ky të dalë nga koma për të marrë dëshminë e tij rreth ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›