E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vetëvaret në dhomat e paraburgimit 27 vjeçari

DURRËS - Skandal në Komisariatin e Durrësit. Një 27 vjeçar i ndaluar për vjedhje është gjetur i vetëvarur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja rrethohet nga misteri se si një i arrestuar shkon deri në këtë pikë në një ambient ku në çdo moment duhet të ketë policë.

Siç njoftohet nga Drejtoria e Policisë së Durrësit ngjarja ka ndodhur më datë 12 nëntor rreth orës 20.00 në ambientet e shoqërimit te Komisariatit të Policisë Durres. Shtetasi Klodian Bushi 27 vjeç banues në lagjen nr.2 te qytetit te Durresit është gjendur i vetëvarur.

"Ai ishte thirrur dje pasdite së bashku me bashkëshorten e tij Gj .Bushi për tu paraqitur ne Drejtorinë e Policise se Qarkut, pasi kishte nisur procedimi penal ndaj tyre për një vjedhje banese. Ndërsa kryheshin veprimet proceduriale me bashkëshorten e tij, ai është lënë në ambientet e shoqërimit të Komisariatit", thuhet ne njoftimin e policise.

Punonjësi i policisë në shërbim ka konstatuar vetëvarjen e të ndaluarit. Sipas tij, 27 vjeçari ishte vetëvarur në derën kryesore të dhomave të shoqërimit nga ana e brendshme e saj. Sipas policit, ia kishte përdorur veshje të brendshme të tij, si litarë.

Policia bën të ditur se po kryhen veprimet hetimore për rastin e rëndë qe ndodhi në komisariatin e Durrësit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›