Dokle: Të rihapet dosja e tunelit të Kukësit
“Shembja e tunelit të Kalimashit, nuk erdhi nga presionet radiale, por nga presionet qeveritare, për të dalë mbi rregullat e teknologjisë bashkëkohore. Shembja e tunelit të Kalimashit, nuk erdhi nga strukturat e dobëta shkëmbore, por nga strukturat shtetërore që për shkencë njohin fjalimet e Kryeministrit, për teknologji njohin premtimet elektorale të tij dhe për kohë e masë shpërthimesh në tunel njohin shpërthimet mitingashe të Kryeministrit”, theksoi ai gjatë një konference shtyp.
Sipas tij, shqiptarët duan të dinë koston e vërtetë të kësaj rruge, dhe të mos konfuzohen nga shifra gjithmonë të ndryshme që jep treshja Basha-Berisha-Olldashi.
“Shqiptarët duan të dinë, se pse nuk paguhen dhe kur do të paguhen firmat shqiptare, për punët e mbaruara në atë rrugë. Dhe më së fundmi, por nga rëndësia më së pari, shqiptarët duan të dinë, se kur do të rihap prokuroria shqyrtimin e këtij skandali që vazhdon? Bashkë me tunelin duhet të rihapet edhe dosja kundër abuzimeve të mëdha në këtë vepër kombëtare, që duke qenë e tillë, i bën edhe më të rënda ato!”, vijoi Dokle.