Shamku: Studentët fituan të drejtën përmes flijimit
“Pavarësisht fitores, vijojmë sot të mbetemi thellësisht të shqetësuar për mënyrën sesi u dashka ta mbrosh të drejtën në këtë vend. Grevat pa mbarim të studentëve të Tiranës, Vlorës e tash edhe të Kamzës flasin qartë. Ky pushtet dhune identik me atë të Hoxhës i detyron shqiptarët që t’i fitojnë të drejtat vetëm përmes sakrificës sublime e vetëflijimit”, theksoi deputetja e zgjedhur, Shamku.
Ajo u shpreh e shqetësuar për të gjithë ata studentë të guximshëm që zgjedhin ta mbrojnë të drejtën e tyre me jetë, “po edhe për më pak të guximshmit që nuk ndjehen dhe që shkelen me këmbë dhe për krejt ditët në vijim që kanë për të qenë si këto që lamë pas, për faj të dhunës dhe paaftësisë. Shqiptarët nuk meritojnë të trajtohen si skllevër të pushtetit”.