E Shtunë, 31 Tetor 2026

VLORE/ Plagoset me arme emigranti 23-vjecar

VLORE - Nje 23-vjecar eshte plagosur mbremjen e djeshme nga persona ende te paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Pavaresia te Vlores pas nje sherri mes nje grupi te rinjsh. Ata po debatonin ne nje prej rrugicave te lagjes kur mes tyre ka nisur perplasja me grushte e me pas jane nxjerre armet. Klevis Gjahtari i riu i sapokthyer nga Italia u qellua me nje plumb pistolete ne fytyre. Ai eshte derguar me urgjence drejt spitalit te Vlores ne gjendje kritike. Policia e cila shkoi ne vendngjarje ka marre ne pyetje moshataret e te plagosurit por ende nuk jane te qarta motivet e ngjarjes. Gjate mbremjes deri ne mesnate policia e Vlores ka marre ne pyetje te gjithe banoret e zones si dhe ka shoqeruar disa persona te cilet mund te kene dijeni per plagosjen e te riut Klevis Gjahatarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›