E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta prezanton kandidatin në Cërrik

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ,prezantoi dje kandidatin e kësaj partie në Cërrik. Astrit Xhelili është një tjetër emër që i shtohet listës së kësaj partie për Qarkun e Elbasanit. Kryetari i LSI, Meta u ka bërë apel të gjithë banorëve pasi është koha për veprim dhe jo koha për retorika boshe. "Është koha për veprim për të mos i lënë nënat dhe baballarët në kushte të rënda ekonomike, të cilat ua cenojnë standardin e jetesës", tha Meta. Duke shprehur shqetësimin e tij për mungesën e politikave të qeverisë për punësimin e të rinjve dhe të rejave, kreu i LSI ka përforcuar edhe një herë angazhimin e tij para qytetarëve të Cërrikut se është koha për veprim që këtij brezi të ri t‘u krijohet mundësia që të punojnë, që të kenë mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Meta nënvizoi se vetëm duke bërë të mundur realizimin e programeve të rëndësishme sikurse është programi i LSI për punësim jetik, do mund t‘u garantojë familjeve shqiptare një mirëqenie më të mirë. Kryetari i LSI ka ofruar mbështetjen edhe për industrinë dhe bujqësinë vendase. Meta shtoi se nëpërmjet programit të LSI do të mund të hapen 30 mijë vende të reja pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›