E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas motorin, një i vdekur

Lezhë-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur dje pasdite në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Policia informon se makina tip “Benz” me targa SH 1836 D, ka përplasur një karrocë-motor dhe si rrjedhojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i kësaj të fundit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të fshatit Balldren, ndërsa viktima është identifikuar si Evis Agushi. Mësohet se për shkak të përplasjes ka ngelur i plagosur edhe një tjetër person, i identifikuar si Fabio Sinani, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të mjeti Benz. Ndërkohë, disa kamionë në këtë rrugë janë përmbysur prej erës së fortë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›