Durrës, vret me cifte kushëririn e parë, pas një sherri
SHIJAK- Krimi familjar ka tronditur Shijakun pasditen e sotme. Tahir Guza 50-vjec ka mbetur i vdekur në vend pasi është qëlluar me cifte nga djali i xhaxhit të tij Pëllumb Guza.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fushë Koxhasë pranë Shijakut.
Sipas burimeve të policisë vrasja ka ndodhur për motive banale. Dy kushërinjtë e parë kanë qënë duke korrur jonxh dhe kjo mësohet se është bërë sebep që ata janë grindur, por ende nuk zbulohen shkaqet e verteta te sherrit.
Autori i vrasjes Pëllumb Guzi menjëherë pas vrasjes është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që policia ka nisur punën për arrestimin e tij.
(e.m/BalkanWeb)