Burg për të pandehurit, por vendimi të mos ekzekutohet për 3 vjet
03/06/2011 Dhunimi i varret të Boboshticës, prokurorja Çunoti: Autorët janë të parrezikshëm
KORÇ- Duke filluar që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur u shfaq problemi i dhunimit të varreve të fshatit Boboshticë nga organizata “Omonia” dhe deri më sot, kur kanë kaluar së paku 8 muaj kohë, opinioni qytetar i rajonit të Korçës, edhe pse i indinjuar nga ajo që ndodhi me varret e stërgjyshërve, pati durimin të presë fjalën e drejtësisë, i bindur se drejtësia gjithçka do ta vendoste në vendin e vet dhe gjithkush do të mbetej në qetësinë e tij. Pas shumë seancave gjyqësore, ku u morën në pyetje, jo vetëm të pandehurit, por edhe dëshmitarët e akuzës dhe të mbrojtjes, së fundi i erdhi radha organit të akuzës që të thoshte fjalën e vet.
Prokuroria
Prokurorja e çështjes Irena Cunot kërkoi 2 vjet burg për kryetarin e organizatës “Omonia”, Naum Disho dhe nga 18 muaj burg për dy punëtorët që u investuan për ndërtimin e korridorit, (rrugën përmes varrezave), dhe në të njëjtën kohë edhe për ndërtimin e memorialit të ngritur në nderim të dy ushtarëve të rënë gjatë Luftës Italo-Greke. Por ndërkaq, prokurorja e çështjes, Çunoti, kërkoi që ky vendim të mos ekzekutohet për 3 vjet, sepse dy të pandehurit paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore. Ky vendim i ka lënë të befasuar të pranishmit që ishin në sallën e gjyqit, sepse vetëm para dy ditësh për një fëmijë 14 vjeç filluan procedurat penale, sepse kishte vjedhur “Ungjillin” në një fshat të vogël të rrethit Korçë. Si ky fëmijë janë dënuar edhe persona të tjerë sepse në kasafortat e kishave kishin vjedhur lekë, ose kishin dëmtuar ambientet e saj. Dhe kisha me të drejtë kishte ngritur me forcë zërin e saj, duke kërkuar nga organet kompetente gjetjen sa më parë të autorëve dhe dënimin e tyre. Për rrjedhojë, dënimi i tyre ka qenë i menjëhershëm, pa asnjë hezitim. Sigurisht që kështu duhet të ndodhë në çdo rast. Ndërsa Çunoti kërkoi që për tre vjet të mos ekzekutohet ky vendim, sepse të pandehurit paraqesin rrezikshmëri shoqërore të ulët. Sigurisht që është drejtësia ajo që vendos sipas ligjeve në fuqi, por nëse dhunimi i varreve konsiderohet si një akt pa rrezikshmëri, atëherë si mund të parandalohet një akt i tillë, nëse ndodh sërish pa u dhënë vendimi i gjykatës. Kjo ka qenë pyetja e shumë banorëve të Korçës, sepse, sipas kërkesës së prokurores, veprime të tilla konsiderohen si akte me rrezikshmëri të ulët shoqërore. Çudia nuk përfundon këtu. Prokurorja Çunoti, gjatë seancës gjyqësore të ditës së enjte deklaroi se tre të pandehurit i kishin kryer punimet pa marrë ndonjë leje nga komuna që mbulon këtë fshat, pra nga komuna e Drenovës, por edhe pa marrë asnjë leje as nga vetë kisha e Boboshticës. E megjithatë, prokurorja Çunoti i konsideron të pandehurit me rrezikshmëri të ulët shoqërore. Vetë prokurorja e çështjes pohoi për trupin gjykues se tre të pandehurit gjatë kryerjes së punimeve kishin dëmtuar varret dhe eshtrat e të vdekurve kishin dalë mbi sipërfaqen e tokës. Sigurisht, pritet që gjykata të thotë fjalën e saj dhe këtu nuk bëhet fjalë për vjedhje librash, as për vjedhje qirinjsh, por për dhunim të varreve dhe nxjerrjen e eshtrave nga varret, gjë që nuk ka qenë e lejuar që nga koha kur njeriu ka filluar ta konsiderojë veten njeri dhe deri më sot. Gjithkush e di që dhunimi i varreve është i dënueshëm. Këtë gjë nuk e di vetëm një njeri i papërgjegjshëm, qofshin ata dhe punëtorët më të rëndomtë të Korçës.