E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vritet me thikë në gjoks 18-vjeçari

 

Oltion Muça është goditur një herë me thikë në pjesën e kraharorit dhe nuk ka mundur që t'i mbijetojë plagës

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e krimit por nuk ka mundur që ta arrestojë ende

DURRËS- Një djalë 18- vjeçar ka mbetur i vdekur pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit pas një sherri banal. Oltion Muça është goditur një herë me thikë në pjesën e kraharorit dhe nuk ka mundur që t'i mbijetojë plagës dhe hemorragjisë së madhe të gjakut. Ai ka gjetur vdekjen pak kohë më pas në spitalin e qytetit, edhe pse mjekët janë përpjekur që ta shpëtojnë. Autori i krimit është identifikuar por nuk është arrestuar ende nga policia.

Burimet zyrtare të policisë së Durrësit pohuan dje se ngjarja ka ndodhur pak pas orës 17.00 të pasdites së djeshme. Oltion Muça, 18- vjeç, ndodhej pranë shkollës së fiskulturës "Bernardina Qeraxhia" në lagjen Nr.16 të qytetit bregdetar të Durrësit. Në një moment ai është përfshirë në një sherr menjë person tjetër, i cili ka qenë i armatosur me thikë. Gjatë zënies, Oltion Muçka ka marrë një thikë në pjesën e kraharorit. Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e qytetit të Durrësit por gjendja ka qenë shumë e rëndë. Mjekët e kanë futur 18- vjetarin me urgjencë në sallën e operacionit por ai nuk ka mundur që të mbijetojë. Burime të spitalit të Durrësit shpjeguan dje se djali i ri kishte marrë një plagë të thellë që i kishte dëmtuar aortën dhe për pasojë hemorragjia ka qenë tepër e madhe. Ai ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes. Ndërkohë autori i krimit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka shkuar atje pak minuta më pas dhe nga marrja në pyetje e dëshmitarëve okularë ka arritur që të kryejë identifikimin e tij. "Autori i krimit është identifikuar dhe ne po punojmë për të kryer arrestimin e tij. Për momentin emri nuk mund të bëhet publik për arsye hetimore",- pohuan burimet zyrtare të policisë së Durrësit. Sipas tyre, shkaku i vrasjes mendohet nj sherr banal por kjo duhet të saktësohet nga hetimet e mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›