E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim zjarri në Tiranë, pesë të plagosur

 

Konflikti për pronën për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi në kryeqytet. Të plagosurit dërgohen në spital

Lami ka qëlluar në lokal duke plagosur 3 persona nga familja Xhabafti. Reagojnë viktimat e plagosin 2 të tjerë

TIRANË- Konflikti për pronën për pak shkakton një tragjedi në periferi të Tiranës. Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në një lokal në fshatin Bulticë Komuna Vaqar në Tiranë ku po pinin kafe pesë personat mes të cilëve nisi dhe një sherr që rrezikoi të përfundonte në tragjedi. Forcat e policisë së komisariatit nr.6, të cilët kanë në juridiksion zonën ku ndodhi ngjarja mbërritën menjëherë pranë lokalit për të kapur autorët. Pesë të plagosurit Rasim Xhabafti 30-vjeç, Fadil Xhabafti 19-vjeç, Aqif Xhabafti 55-vjeç, Abaz Lami, 45-vjeç, dhe Muharrem Nurja, 48-vjeç, u transportuan në spitalin ushtarak ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia nisi hetimet. Burime nga policia thanë se në orët e pasdites u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes i cili është 25-vjeçari Radmir Xhabafti, i afërm i tre prej të plagosurve. Ndërsa është shpallur në kërkim 18-vjeçari Fabjon Lami, djali i njërit prej të plagosurve. Burime nga policia thanë se nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Ngjarja

Rreth orës 9:00 të paradites së djeshme në lokalin e fshatit Bulticë të Tiranës, ndodheshin kushërinjtë Xhabafti dhe fqinjët e tyre Abaz Lami bashkë me djalin e tij Fabjon Lami 18-vjeç. Fqinjët kishin konflikt mes tyre për motive pronësie gjë e cila e kishte zanafillën vite më parë. Shesh-herë mes tyre kishte pasur debate të cilët kishin përfunduar pa përdorimin e armëve. Por paraditen e djeshme ka ndodhur e kundërta. Sipas policisë, në ambientet e lokalit Rasim, Fadil, Aqif, dhe Radmir Xhabafti, kanë filluar të debatojnë me Abaz Lamin dhe djalin e këtij të fundit Fabjon Lami. Dy grupet kanë shkëmbyer fjalë fyese mes njëri-tjetrin duke provokuar nervat e të rinjve. Nga hetimet e para të policisë dyshohet se 18-vjeçari Fabjon Lami ka shkuar në banesën e tij dhe është kthyer në lokal brenda pak minutash i armatosur duke qëlluar me automatik në drejtim të Xhabaftëve duke lënë të plagosur tre prej tyre. Ndërkohë që hakmarrja e këtyre të fundit ka qenë e menjëhershme. Sipas policisë 25-vjeçari Radmir Xhabafti ka pasur me vete në ambientet e lokalit një armë me të cilën ka qëlluar Abaz Lamin babain e 18-vjeçarit. Plumbat kanë depërtuar edhe 48-vjeçarin Muharrem Nurja i cili ndodhej rastësisht në lokal.

Policia

Fill pas ngjarjes dy autorët janë larguar për t'i shpëtuar prangave të policisë ndërsa në lokal ndodheshin pesë personat e plagosur të cilëve u është dhënë ndihma e menjëhershme duke i transportuar në spitalin Ushtarak. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie si dhe specialistët e zyrës së vrasjes pranë drejtorisë së policisë së Tiranës të cilët bënë këqyrjen e provave. Burime nga policia thanë se në vendin e ngjarjes u sekuestruan tetë gëzhoja. Policia mori në pyetje dëshmitarët e ngjarjes si dhe të plagosurit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Burime konfidenciale nga policia thanë për "Shekullin" se ende nuk është sqaruar personi që ka hapur zjarr i pari por nga hetimet e para dyshohet se ka qenë 18-vjeçari Fabjon Lami i cili ka qëlluar me automatik duke lënë të plagosur tre persona në radhët e Xhabaftëve, e më pas ka hapur zjarr i afërmi i të plagosurve Radmir Xhabafti i cili posedonte një armë në momentin e ngjarjes. Paraprakisht policia deklaroi se ka qenë një konflikt pronësie i hershëm që është bërë shkak mes dy fqinjeve dje në lokal, i cili solli dhe prag tragjedinë. Të njëjtat burime policore shtuan se aktualisht është ngritur një grup hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Policia mundi të kapte në orët e pasdites Radmir Xhabaftin ndërsa është ende në kërkim Fabjon Lami.

30- vjeçari feston ditëlindjen nën breshërinë e kallashnikovit

Rasim Xhabafti: Shkuam

për të sqaruar na qëlloi Fabiani

TIRANË- Duhet të ishte dita më e bukur e jetës së tij por ka përfunduar nën breshërinë e kallashnikovit. Ndërsa në orët e vona të darkës është lëshuar një urdhër arresti në emer të tij. Rasim Xhabafti i ka shpëtuar mrekullisht plumbave ditën e lindjes së tij.Breshëria e automatikut që është zbrazur mbi tre burrat e familjes Xhabafti e kazënë vetëm në këmbën e djathtë për të është sikur të ketë lindur për së dyti. I shtruar në spitalin ushtarak, 30-vjeçariështë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që pas tre ditësh do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

E ndërsa ka marrë ndihmën e parë nga ekipi mjekësor për gazetën "Shekulli", Rasim Xhabafti tregon ngjarjen që në mengjesin e djeshëmka tronditur fshatin Bulticë në komunën Vaqarr të Tiranës. Ndërsa pak orë pas ngjarjes, prokuroria ka lëshuar urdhrin e arrestit për 30- vjeçarin

Z. Rasim Si ndodhi ngjarja ku ju edhe keni mbetur i plagosur?

As që e mendoja se një koflikt banal i para ca viteve do të përfundonte në këtë ngjarje ku për fat ne jemi gjallë. Kisha ardhur në Shqipëri për festat sepse vetëm në raste të tilla na jepet leje nga autoritetet greke. Ndërsa e diela duhet të ishte dita më e bukur e jetës sime. Kam ditëlindjen dhe dola nga shtëpia për të bërë përgatitjet për të festuar. Dëshiroja të bëja një darkë të madhe se mbushja 30 vjeç dhe ja ku përfundova.

Por çfarë ndodhi?

Ju thashë se isha nisur për të prenotuar lokalin dhe për të blerë ca ushqime kur në mes të fshatit takoj Fabianin. Në fakt fillimishtu përshëndetëm sepse jemi në një fshat. Më pas ai filloi të më fliste me zë të lartë dhe të kërkonte llogari për një sherr të para disa viteve që ne si familje mendonim se e kishim mbyllur.Aty në mes të fshatit Fabiani filloi edhe të më ofendonte por duke qënë se ishte djali i ri nuk ia vura veshin. I thashë se do të sqaroheshim me babain e tij.Madje unë e dija se sherri ishte mbyllur dhe se unë nuk kisha fare punë në këtë histori sepse edhe jetoja jashtë prej disa vitesh dhekisha ardhur për festuar. Megjithatë e lamë që të shkonim në lokalku të bisedonim me babain e tij për ta mbyllur këtë histori. Nuk shkuam aty për sherr apopër konflikt por thjesht për të biseduar.

Por çfarë konflikti kishit?

Ju thashë që ishte një histori e vjetër që une e dija se ishte mbyllur. Në fakt sherri nuk ishte më mua por me djalin e xhaxhait tim Fadilin që edhe ai ka mbetur i plagosur si unë dhe për fat të mirë jemi gjallë të gjithë.

Por konflikti juaj është për pronat?

Jo. Nuk kemi konflikt për pronat. Madje asnjë here mefamiljen Lami nuk kemi patur konflikte të tilla. Ne jemi në një fshat prej kohësh por duke përjashtuar një konflikt banal që ka qënë para disa vitesh asgjë tjetër nuk ka patur mes nesh. Megjithatë dhe ne e dinim që ky sherr është mbyllur.

Por çfarë konflikti kishte mes jush?

Ka ndodhur para disa vitesh që kur Fadili ka qenë ushtar dhe kur po kthehej një natë fshat është rrahur nga fisi Lame. Pastaj kuptohet që ai kishte reaguar dhe që atëherë kjo hisotri ishte e mbyllur.

Po atëherë çfarë kërkonte të sqaronte Fabiani me ty?

Këtë sherr. Por unë nuk e di pse po merrej me mua ndaj dhe i kërkova të flisnim më babain e tij dhe në fakt prandaj shkuam në lokal.

Po pastaj çfarë ndodhi?

Po ja, ndërkohë që ne po bisedonim me Abazin, babain e Fabianit dëgjojmë vetëm breshërinë e automatikut. Në fakt nuk e kishim parë Fabianin kur ka ardhur, por kemi ndjerë plumbat nëtrupat tanë.

Që nga hyrja e lokalit ai ka gjuajtur me breshëri duke na plagosur jo vetëm ne por edhe babain e tij.Pastaj ka qenë Fadili edhe pse kishte plumba në këmbë që na ka sjellë me makinë deri në Kombinat. Aty kemi parë makinën e policisë që i kemi bërë sinjal me drita dhe kanë qënë ata që na kanë sjellë në spital. Për fat Fadili ka marrë plumbin në kofshë por në mish çka i mundësonte ti jepte makinës. Ndërkohë që për Abazin nuk di se kush e ka sjellë. Por gjithçka ka ndodhr për për pak minuta. Ne kishim shkuar për ta sqaruar sherin dhe jo për të mbetur viktima.

Tani që keni mbetur të plagosur do të thotë që sherri juaj me familjen Lame vazhdon?

Jo. Ne shpresojmë që drejtësia të veprojë dhe të dënohet autori i kësaj ngjarjeje. Unë isha nisur për të festuar ditëlindjen time dhe jo për të vrarë njerëz. Tani i takon shtetit të ndërhyjë. Ne u munduam që një sherr banal ta shuanim ndërkohë që përfunduam në spital të plagosur . Kërkojmë vetëm drejtësi dhe uroj që të dal sa më parë që këtu qëtë festoj ditëlindjen time.

Lindita Çela

Fadil Xhabafti : Im vëlla nuk ka qenë në vendgjarje

Të plagosurit e fisit Xhabafti

në një dhomë në Spitalin Ushtarak

TIRANË- Dhoma e katërt e katit të dytë të pavionit të traumës në Spitalin Ushtarak është e mbushur me familjen Xhabafti nga fshati Bulticë, Komuna Vaqarr në Tiranë. Të tre shtretërit janë të zënë ngaRasim, Fadil dhe Aqif Xhabafti që kanë mbetur të plagosur si pasojë e një breshërie automatikutë derdhur mbi trupin e tyre mëngjesin e djeshëm. Sipas bluzave të bardha, të tre viktimat kanë marrë plumbat në këmbë ku në gjëndje të rëndë, dhe pse jashtë rrezikut për jetën është 30- vjeçari Rasim Xhabafti. Megjithëse përtë tre viktimat është dhënë urdhri i mbikëqyrjes nga forcat e policisë kjo nuk ka penguar aspak vizitorëte shumtë të familjes Xhabafti. Asnjë prej tyre nuk pyet për motivet e shkëmbimit të zjarrit, a thua se në fshatin Bulticë ngjarja e djeshme ishte e paralajmëruar. Për gjithsecilin prej tyre e rëndësishme është fakti se tre burrat e fisit mundën të shpëtonin mrekullisht. E konsiderojnë veten viktimë të një 18- vjeçari që është bashkëfshatari i tyre. E ndërkohë që kundërshtojnë çdo motivtë dhënë nga polcia për ngjarjen e djeshme të ndodhur në mes të fshatit Bulticë. Fadil Xhabafti të thotë se i vetmi person që ka gjuajtur më armë në lokal ka qenë Fabiani, dhe asnjë nga fisi i tij nuk i është kundërpergjigjur zjarrit. "Ne shkuam aty për të sqaruar me Abaz Lamen ndërkohë që pak minuta sapo ishim ulur dëgjojmë breshërinë e armës dhe më pas dhimbje në këmbë. Policia thotë se ka qënë edhe im vëlla që ka gjuajtur, Radmiri, por kjo nuk është aspak e vertetë",- të thotë Fadili. E ndërsa menjëherë pas ngjarjes policia ka shpallur person në kërkim Radmir Xhabaftin duke e akuzuar se është kundërpergjigjur po me armë zjarri, Fadili e përjashton në mënyrë kategorike prezencën e tij në lokal. Sipas tij, Radmiri ka qënë në shtëpi duke fjetur dhe shumë kohë më vonë është njohur për ngjarjen e ndodhur në mes të fshatitBulticë, të Komunës Vaqarr në Tiranë. E ndërsa Xhabaftët përjashtojnë faktin e kundërpërgjigjes me armë zjarri, në orët e vona të natës policia ka bërë me dije edhe arrestimin e Radmir Xhabaftit ndërkohë që materialet i kanë kaluar për hetim të mëtjeshëm prokurorisë së Tiranës.

L. Çela

Babai i autorit të zjarrit tregon version tëkundërtme atë të familjes Xhabafti

Lame: Me qëlluan me shpullë,

por nuk di cfarë ka bërë djali

TIRANË- Një shpullë në mes të lokalit ka shkaktuar zjarrin në mes të fshatit Bullticë të Komunës së Vaqarrit. Të paktën ky është versioni që jep Abaz Lame për ngjarjen e ditës së djeshme ku kanë mbetur pesë burra të plagosur.Për fat të mirë Abazi është jashtë rreziktur për jetën. Qëndron i shtruar në katin e parë të pavionit të traumës në Spitalin Ushtarak dhe dy punonjës të policisë kontrollojnë çdo lëvizje në dhomën e tij. Megjithëse ndaj Abaz Lames nuk është marrë asnjë mase arresti, dy punonjësit e policisë nuk lënë çdokënd të futet në dhomën e 56- vjeçarit.Frika e hakmarrjes së familjes Xhabafti ka bërë që policia të marrë në mbrojtje Abazin i cili ende nuk di nëse ka mbetur viktimë e dorës së të birit apo e hasmit të tij. "Gjithçka ka ndodhur aq shpejt saqë unë nuk di të them se kush më ka qëlluar. Nuk kam cfarë të flas për këtë ngjarje, di vetëm që pësova këtë që pësova",-të thotë Abaz Lame.

Dhe pse nuk është në gjëndje të shpjegojë se kush ka qëlluar mbi të, Abazi tregon se gjithçka është acaruar pas toneve të ashpra në tavolinë dhe goditjes që ka pësuar nga anëtarët e familjes Xhabafti. Sipas tij, të katër burrat janë ulur për të biseduar konfliktet e vjetra dhe në bisedë e sipër ai është qëlluar nga njëri prej tyre.Pikërish kjo ka acaruar gjakrat. "Kjo është ajo që mbaj mend. Ne nuk u sqaruam por konflikti u ndez më shumë. Nuk di se kush ka qëlluar",-të thotë Abaz Lame. Por nga ajo sa rrëfehet duket se shpulla që ka marrë Abaz Lame nuk është kapërdirë nga Fabiani, djali i tij , i cili për të vënë nderin në vend është kundërpërgjigjur me breshërinë e kallashnikovit. Acarimi i bisedës ndërmjet burrave në tavolinë konfirmohet edhe nga burime të policisë sipas të cilave prej kohësh dy familjet në fshatin Bulticë kanë qënë në konflikt pronësie. E ndërsa Abaz Lame të thotë se nuk di më shumë informacion mbi ngjarjen e ndodhur policia ka shpallur në kërkim të birin, Fabianin i cili dyshohet se ka qëlluar mbi to duke plagosur përveç babait dhe kundërshtarët e tij dhe një person të rastësishëm në lokal, Muharrem Nurjën . Menjëherë pas ngjarjes,kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat krahas veprimeve proceduriale, u kanë dhanë ndihmën e parë pesë të plagosurve, duke i transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë që sipas bluzave të bardha të pestë viktimat kanë pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të këmbëve pa rrezik per jetën.

L. Çela

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›