E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, xhiro me motor, vdes adoleshenti



DURRES - Humb jetën në aksident një 17-vjeçar. Adoleshenti, J.S. sipas policisë humbi jetën ndërsa ndodhej si pasagjer në motorin që drejtohej nga shoku i tij 20 vjeç, M. Sulejmani. Ngjarja mësohet se ndodhi në rrugën e plazhit, në orët e para të mbrëmjes së djeshme. Nga burimet e policisë së Durrësit është pohuar se drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përplasjen me një kalimtare, kur ka humbur kontrollin. Motori me targë italiane është përplasur me një makinë, më pas me bordurën e rrugës. Nga përplasja e fortë ndërroi jetë pasagjeri 17-vjeçar, ndërsa u plagos drejtuesi si dhe kalimtarja. Dy të lënduarit janë transportuar për në urgjencën e spitalit të Durrësit, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mjekët kanë konfirmuar vdekjen e adoleshentit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›