E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, grabiten 3 klandestinë



SARANDE – Grabiten në tentativë për të kaluar kufirin klandestinët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në aksin Vrinë-Xarrë. Burime policore bëjnë të ditur se tre shtetas kanë denoncuar grabitjen që u ishte bërë nga grabitësit. Të rinjtë nga Vlora dhe Fieri, kanë denoncuar se në një rrugë, mes fshatit Shëndëlli dhe Xarrës, u kanë dalë para tre shtetas me kapele në kokë, duke u grabitur rreth 150 euro që kishin me vete dhe tre aparatë celularë. Policia, e cila ka marrë menjëherë denoncimin, ka ngritur grupin hetimor dhe ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar, banorë të fshatit Shëndëlli, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen. Sipas burimeve policore, policia kishte kapur 4 klandestinë dhe i kishte kthyer mbrapsht. Por, disa orë më vonë, ata kanë ndërmarrë sërish iniciativën, këtë herë vetëm 3, duke u bërë pre e grabitësve. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›