E Diel, 1 Nëntor 2026

POGRADEC/ Një kufomë gjendet në liqen



POGRADEC - Gjendet kufoma e një personi në liqenin e Pogradecit, i cili ishte nxjerrë nga dallgët ditën e djeshme. Sipas policisë, te “Moli”, në dalje të qytetit, kalimtarët kanë parë kufomën e më pas dhanë sinjalin. Mësohet se personi i mbytur është i seksit mashkull, rreth 50 vjeç, por nga verifikimet e para nuk rezulton të jetë banor i Pogradecit. Sipas hetimeve të para, viktima ishte i veshur me tuta sportive. Mendohet se ai ka qenë vizitor në qytetin e Pogradecit dhe ka dalë për vrap në buzë të liqenit. Dyshohet se viktima ka pësuar atak kardiak pas vrapimit, ndërsa ka shkuar të freskohet në ujin e liqenit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›