Lindsi Lohan, deklarata shokuese e të atit: “Është me AIDS”
“Lindsi Lohan ka HIV”. Kështu e ka sulmuar babai Majkëll, vajzën e tij në “Twitter”. Deklarata ka qenë aq shokuese, saqë pas disa çastesh ai është tërhequr dhe ka fajësuar hakerat e kompjuterave se e kanë shkruar këtë lajm të merrshëm. Lufta mes Lindsit dhe Majkëll vazhdon. Pas shumë telasheve që ekzistojnë prej kohësh, ai sërish është i mendimit se vajza e tij ka probleme shëndetësore. “Është momenti t’ju rrëfej të vërtetën. Të vërtetën për Tomi Motalën, mashkullin që ka pasur një marrëdhënie me time bijë kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe”, shkruan në “Twitter” duke shtuar: “E vërteta është se Lindsi do të jetë me virusin HIV deri në ditët e fundit të jetës, si pasojë e një gabimi të tmerrshëm që ka bërë”. Që Majkëll Lohan është një baba i çuditshëm, këtë edhe mund ta dinim, por një pohim si ky i tanishmi është vërtet i tmerrshëm. Aq i tmerrshëm ka qenë, saqë edhe vetë e ka kuptuar se po kalonte kufijtë e njerëzores, duke u shfajësuar se nuk ishe ai personi që kishte bërë këtë deklaratë.
Ata të dy, nuk kanë shkuar kurrë dakord: ai nga ana e tij shprehet se ajo është e droguar, tenton të vetëvritet dhe ka nevojë për ndihmë, ndërsa ai e konsideron si një person me probleme të rënda psikologjike.
29 Prill 2010