E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi në “Shtëpinë e Bardhë”, “Kamp Nou” mbytet në lot

Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve në “Santiago Bernabeu”, Inter-Bajern

Dhjetë heronj zikaltër sfiduan 11 lojtarë të Barcelonës dhe 90 mijë të pranishëm në “Kamp Nou”, në një humbje të ëmbël 1-0 të Interit, që i çoi kampionin fuqiplotë të Serisë A në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve pas 38 vjetësh, falë gjenialitetit të “Special One”, strategut Hoze Murinjo. Nuk pati “remuntada” – përmbysje. Një triumf që vjen pas rezultatit të përgjithshëm 3-2, falë fitores 3-1 të një jave më parë në “San Siro”. Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve në “Bernabeu” është Inter-Bajern, me shumë sfida brenda 90 minutave të “Santiago Bernabeut”, më 22 maj. “Nxënësi” Murinjo kundër “mësuesit” Van Gal; holandezi Snajder i Interit kundër tulipanit Roben të Bajernit. Një super-akrobaci e Hulio Sezarit në goditjen më të rrezikshme të Lionel Mesit (32’) në pjesën e parë dhe kartoni i kuq i Tiago Motës (28’, faull ndaj Buskets) për Interin ishin dy momentet kulmore të një pjese të parë pa shumë nerv në një Barça-Inter pa gola dhe tërësisht të nervozuar. Një Inter i ngjeshur në gjysmëfushën e tij dhe një Barcelonë me pasime horizontale, me synimin e goditjes me kundërsulm, por zona zikaltër ishte më e blinduar se kurrë, falë një strategjie të qartë të ideuar nga Hoze Murinjo. Gjithsesi, nuk munguan ngacmimet e Barçës, por pa forcë goditëse, ku pati edhe një grisje bluze pikërisht të Zlatan Ibrahomiviçit. Mbrojtësi i Interit dhe kapiteni i Kombëtares braziliane, Lusio, e mbylli me sukses zonën e tij thuajse në të gjitha rastet, duke bllokuar driblimet bezdisëse të Lionel Mesit, apo inkursionet aspak të zgjuara të Ibrës. Madje dhe goditja e lirë e tij në minutën e 44-t ishte një kapricio e suedezit, i zëvendësuar në minutën e 62-të nga Bokan Kërkiç. Pep Guardiola i bëri të tre zëvendësimet e mundshme, duke hedhur tërësisht në fushë në Barçë ofensive kur duheshin edhe 30 minuta lojë e kur rezultati ishte 0-0. Holandezi Uesli Snajder, i ngarkuar edhe në rolin e një mesfushori mbrojtës, në një prej ndeshjeve të luajtura me një sakrificë sublime të holandezit, u zëvendësua në minutën e 66-të nga Sulej Muntari. Samuel Eto’o, një prej ish-djemve të Barcelonës, në rolin e një anësori të majtë të tërhequr e kishte gëlltitur përmendësh udhëzimin e Murinjos, duke fituar e rikuperuar topa të rëndësishëm, pavarësisht se mori mbi vete urrejtjen e 90 mijë katalanasve. Lionel Mesi dha një harkim perfekt në minutën e 82-të, por Bojan Kërkiç bëri më të pamundurën, goditi jashtë kuadratit të mbrojtur nga Hulio Sezar. Kur duheshin edhe shtatë minuta, Zherad Pike, i gjetur në një pozicion të dyshimtë, gjeti golin e parë për Barcelonën në minutën e 83-të, duke ndezur “Kamp Noun” dhe rrëngjethur Interin. Murinjo luaji kartën e fundit të ndërrimit duke futur Mekdonald Marigën në vend të Samuel Eto’o-së. Çavi Hernandez lëshoi një silurë të jashtëzakonshme, por i tillë ishte dhe reagimi i Hulio Sezarit. Nga ana tjetër, portieri i Barcelonës, Viktor Valdez, u pa shpesh gati në rrethin e mesit të gjysmëfushës së tij. Barça shënoi një gol në minutën e 92-të, por Ture e kishte marrë topin më parë me dorë. 120 sekondat e tjera ishin një

K. Ronaldo, tifo për Interin

Kristiano Ronaldo ishte një ndër tifozët “VIP” të Interit në ndeshjen e djeshme. “Unë preferoj që të humbasë Barça, pasi jam i Madridit, Reali është klubi im”. Numri 9 nga “Shtëpia e Bardhë” nuk e fsheh: Të shohë Barçën të luajë, e madje të fitojë Ligën e Kampioneve në Bernabeu, në kopshtin e shtëpisë tënde, nuk është një mendim i mrekullueshëm”.

FINALJA
INTER-BAJERN
22 maj 2010

Prostituta: “Riberi, i druajtur në seks”
Zahia: “Frank nuk ishte vetëm galant, por dhe zemërbujar”

Mediat gjermane vazhdojnë serialin e raportimeve mbi seks-skandalin e yllit të Bajernit të Munihut me prostitutë maroken, Zahia Dahar. Tabloidi popullor “Bild” ka publikuar pjesë nga intervista e biondes 18-vjeçare me “cica të mëdha” për revistën “Bunte”, duke përshkruar edhe disa detaje pikante. “Frank nuk ishte vetëm galant, por dhe zemërbujar. Gjithsesi, ai ishte pak i druajtur. Ne kemi bërë seks dhe ai më ka paguar për këtë. Ai është për mua një klient si gjithë të tjerët”, - tha marokenia e bukur. Sipas dëshmisë prostituta kishte shkuar me Riberinë e martuar në pranverë të vitit 2009 duke fluturuar në Munih, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Sipas ligjit francez Riberi mund të dënohet me burg deri në tre vjet pasi ka bërë seks me një minorene. Gjatë intervistës, Zahia Dahar, deklaroi se kishte mbërritur në Francë në moshën 10 vjeç, kur prindërit e saj emigruan nga Algjeria. Ajo kishte pasur edhe një takim tjetër në Paris me Riberinë në dhjetor të vitit 2009. Zahia: “Jam përpjekur vetëm të fitoj paratë e mia”. Riberi e ka paguar në dorë. Tarifa për një natë shkonte deri në 2000 euro, ndërkohë që për miqtë e saj, seanca shkonte në 500 euro. Riberi dhe Zahia janë takuar në Munih, kur ajo në shoqërinë e një mikeshe fluturoi drejt qytetit gjerman. Bëhet fjalë për 27 prillin e vitit 2009. Në këtë datë, ylli francez i futbollit mbushte 26 vjeç. Takimi u bë në një hotel luksoz të Munihut.

Riberi mungon në Madrid
Lajmi i fundit për Riberinë. U pezullua me tri ndeshje në Ligën e Kampioneve nga UEFA dhe do të mungojë në finalen e madhe të Madridit, më 22 maj 2010.

29 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›