KKRT: Pirateria televizive, problem kryesor në media
TIRANË- Fenomeni i transmetimit pa të drejta ose pirateria televizive, mbetet ende i pranishëm, sidomos në operatorët radio-televizivë kabllorë dhe operatorët radio-televizivë analogë vendorë, sinjali i të cilëvë nuk kapet nga studioja e monitorimit në Këshilli Kombëtar të Radios dhe Televizionit.
Në raportin e këtij institucioni, të prezantuar sot në Komisionin Parlamentar të Mediave nga kryetare e KKRT-së, Edlira Bushati, rezulton se pirateria televizive vazhdon të ekzistojë në ekranet televizive shqiptare.
Një tjetër problem shqetësues në raportin e KKRT është ngritja e operatorëve kabllore pa kriter dhe të paliçencuar, dukuri për të cilën ky institucion deklarohet i pafuqishëm për t’a kontrolluar.
“Rezulton se fenomeni i piraterisë televizive mbetet ende i pranishëm sidomos në operatorët radio-televizivë kabllorë dhe operatorët radio-televizivë analogë vendorë, sinjali i të cilavë nuk kapet nga studioja e monitorimit në KKRT. Aktivitetet sportive ndërkombëtare, Champions Ligue, Seria A, Bundesliga, Premiere Ligue, Primiera Division, janë programe televizive që piratohen më së shumti nga operatorët kabllorë", tha Bushati.
Bushati tha se "Shqiperia duhet të mbyllë transmetimin e rrjeteve analoge në radiotelevizione brenda datës 31 dhjetor 2012 dhe duhet të transmetojë vetëm në rrjete numerike".
Kryetari i Komisonit të Medias, deputeti i Mark Marku vuri në dukje nevojën e zbatimit të ligjit për të drejtën e autorit, pasi pirateria është problemi kryesor në media dhe ka ndikim në proceset integruese.
(e.n/BalkanWeb)