BE mirëpret rezolutën serbe për Srebrenicën
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka mirëpritur miratimin nga Parlamenti i Serbisë të rezolutës që dënon masakrën e Srebrenicës dhe i kërkon falje familjarëve të viktimave.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton dhe eurokomisioneri për zgjerimin, Shtefan Fule, përmes një deklarate të përbashkët, e cilësuan rezolutën si “hap kyç për pajtimin në rajonin e Ballkanit”.
Parlamenti serb miratoi dje në mbrëmje vonë një rezolutë që dënon masakrën ndaj myslimanëve boshnjakë në vitin 1995 në Srebrenicë nga ana e forcave të Republikës Serbe nën komandën e gjeneralit Ratko Mladiç. Rezoluta u miratua në fund të një debati të ashpër që zgjati 13 orë.
(e.n/BalkanWeb)