E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porto Cesareo, hiqet statuja e Manuela Arcuri, pas protestave të grave

PORTO CESAREO- Statuja e Manuela Arcurit është hequr nga sheshi i Porto Cesarios, ku ishte vendosur që në 2002 me mbishkrimin “Deti i Porto Cesarios, Manuela Arcuari simbol i bukurisë dhe prosperitetit”.

Këshilli komunal ka votuar në favor të heqjes së saj, e pozicionuar pikërisht përballë detit, pas ankesave të ardhura nga qytetaret femra, të cilat nuk janë ndjerë kurrë të prezantuara nga imazhi i shoëgërlit.

Monumenti i Arcurit tashmë ndodhet në një magazinë. Nëse ajo do të dojë ta ruajë si kujtim, mund edhe ta kërkojë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›