Durrës, zihen me armë e thika për gardhin e shtëpisë
Durrës- Një sherr i nisur për gardhin që ndan oborret e shtëpisë ka degjeneruar në përleshje me mjete të ftohta dhe armë zjarri mes dy familjeve në fshatin Rrushkull të Durrësit.
NEWS24 duke iu referuar të dhënave paraprake të policisë raporton se sherri mes Artan dhe Admir Ujkës si dhe vëllezërve Ylli e Bledar Kola ka nisur që prej ditës së djeshme. Ndërsa sot paradite sherri ka vazhduar në qendër të fshatit ku pjesëmarrësit e sherrit janë goditur me thika dhe armë zjarri.
Policia bën të ditur se të të katër personat kanë marrë plagë. Në gjëndje më të rëndë raportohet të jetë Admir Ujka, i cili është shtruar në spitalin e Durrësit, dhe Bledar Kola në Spital Ushtarak në Tiranë. Dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
(s.g/BalkanWeb)