E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, zjarr në hotel, alarmohen pushuesit

Durrës- Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit ka vënë në alarm pushuesit në një hotel në bregun e Durrësit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ka qenë ora 04.20 e mëngjesit, kur në një hotel 7 katësh është dhënë alarmi për zjarr.

“Flakët janë parë në një hotel në zonën Iliria të plazhit të Durrësit, në katin e 7 të hotelit”- thonë burimet zyrtare të policisë, të cilat saktësojnë se hoteli është pronë e shtetasit I. K.

Mësohet se brenda hotelit ka pasur pushuesit, kryeisht të ardhur nga Maqedonia dhe nga Kosova. Për fat, pas bilancit të bërë nga ekpsperëtët e policisë lokale, mësohet se nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes, është njoftuar me urgjencë policia dhe zjarrfikëset, të cilat kanë mbërritur brenda një kohe të shkurtër në vendin e ngjarjes.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë i mundur lokalizimi i vatrës së zjarrit dhe më pas edhe shuarja e tij.

Sipas policisë, në dhomën ku ra zjarri nuk ka pasur banorë, pasi ajo ndodhej në katin e fundit dhe ende nuk ishte e plotësuar. Pushuesit gjatë kohës së vepronte policia dhe zjarrfikëset janë nxjerrë jashtë hotelit dhe janë detyruar të prisnin jashtë.

Të dhënat e para, tregojnë se flakët mund të kenë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, ose nga shpërthimi i ndonjë bombule gazi. “Jemi ende në hetime dhe përfundimet do të dalin më vonë”- bëjnë me dije burimet policore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›