Transportonte drogë drejt Greqisë, arrestohet
Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në mbrëmjë një shtetas, të kapur me hashash dhe kokainë, në tentativë për të kaluar pikën e Kakavijës.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se gjithçka është bërë në në vijim të operacionit të koduar “Asgjesimi”.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, bëri të mundur kapjen në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, të shtetasit Arben Petref Kaçorri, i datëlindjes 1972, lindur dhe banues në Tepelenë. “Ai transportonte me mjetin e tij tip Mercedesme targa TP 22 44 B,një sasi lënde narkotike të llojit Kokainë dhe Mariuanë”- thanë burimet zyrtare.
Sasia e lëndë narkotike ishte e fshehur në një kovë plastike të mbushur me salcë kosi dhe ishte e destinuar për në shtetin Grek.
Gjatë kqyrjes së kovës plastike rezultoi se brenda saj kishte 4 pako në formë katrore me peshë 1 kilogramë secila, të mbështjella me letër natriban, të mbushura me lëndë narkotike Mariuanë dhe një pako në formë drejtkëndëshi me peshë 300 gramëtë mbështjellë me letër natriban ku brenda saj kishte lëndë narkotike të dyshuar si Kokainë.
Gjithsej 4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë dhe 300 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Kokainë.
Nga ana e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i automjetit në cilësinë e provës materiale si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Arben Kacorri, për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndeve narkotike”, parashikuar nga neni283/a I Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.