Krimet e Rënda, ikën Kosova, emërohet Çela
Sipas burimeve zyrtare të institucionit mësohet se Çela vjen në vend të Adnan Kosovës, që ka lënë këtë detyrë për të marrë rolin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Lëvizja është bërë në kuadër të rinovimit të strukturave drejtuese të Prokurorisë.
Prokurori i sapoemëruar në detyrë sapo është kthyer nga mbarimi i një masteri në Angli, ndërkohë që ka mbaruar Magjistraturën në Shqipëri.
Ai njihet si një nga persoant që ka hetuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend. në hetimet e zhvilluara renditet ajo e vrasjes së të ashtuquajturit, Miri i Xhikes pronarit të Kartodromit; çështjet e trafikut nga grupi KOMPAS; Pashk Lleshin, që iku pak kohë më parë nga burgu. Çështje për këtë rast është hetura dhe gjykata e ka dënuar me burg përjetë. Kosova e mbante këtë post nga viti 2004, kohë kur nisi nga funksionimi kjo strukturë e specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale.
Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme thanë se emërimi i prokurorit Çela në këtë detyrë u firmos sot nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Me urdhër të kryeprokurores Rama pak ditë më parë u ndryshuan disa nga krerët e prokurorive në rrethe, ndërkohë që ish- drejtuesit e tyre morën detyra të reja në institucionin e Prokurorisë.
Lëvizjet e fundit në organin e akuzës ndërmerren në kuadër të ristrukturimit të këtij institucioni për rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit