E Diel, 1 Nëntor 2026

Frikë për epidemi në Tepelenë: Zieni ujin

TEPELENË- Uji i ndotur me të cilin furnziohen disa zona në qytetin e Memaliajt, mund të rikthejë epideminë e Poliçanit. Përveç faktit që prej disa ditëve qytetarët e Memaliajt veç orarit, përballen dhe me problemin e ujit të ndotur, vetëm gjatë dy ditëve të fundit në spitalin e po këtij qyteti janë shtruar rreth 35 persona.

Edhe pse burime nga spitali kanë bërë të ditur se ende nuk është vërtetuar që shtrimi i një numri të lartë pacientësh lidhet pikërisht me ujin, që është përzierë me ujërat e zeza, pritet përgjigja e analizave, që kryhen vetëm në Gjirokastër. Pasi në asnjë prej qytetet Tepelenë e Memaliaj nuk ka laborator për të bërë analizat e ujit.

Këshilla e vetme që vjen nga shërbimi i mjekësisë familjare është që qytetarët e lagjes numër 3 në qytetin e Memaliajt është ta ziejnë ujin para se ta përdorin.

Ndërsa zyrtarë të ndërmarrjes së ujësjellësit sigurojnë se uji klorifikohet në çdo hapje depoje, por jo gjithmonë, ndërkohë që ndotja sipas tij shkaktohet nga ndërhyrjet e paligjshme në rrjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›