E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikoi një 17-vjeçare, dënohet me 15 vjet burg

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dot një 35-vjeçar, të akuzuar për trafikimin e një vajze. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata mësohet se shtetasi Alman Kera do qëndrojë në burg për 15 vite, pasi është provuar fajësia e tij lidhur me trafikimin për qëllime përfitimi.

Në pretencën e bërë një javë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar 6 vite burg për 35-vjeçarin Alman Kera, si dhe një gjobë prej 600 mijë lekësh të reja.

Ndërsa në seancën e sotme, pasi janë dëgjuar palët është marrë vendimi me 15 vite heqje lirie dhe një shumë parash që i dënuari duhet t’i paguajë në formën e gjobës.

Alman Kera u arrestua në fund të vitit 2006, pas një denoncimi të depozituar nga 17-vjecarja S. Arra, të cilën ai e trafikoi në drejtim të Kosovës. Mes tyre mëoshet se ka pasur një ‘fejesë’ por që ka rezultuar në fund se vetëm e tillë nuk ka qenë.

Një javë pasi u trafikua për qëllime prostitucioni, vajza ka mundur të shpëtojë për t’u rikthyer sërish në Shqipëri, ku dhe denoncoi 35-vjeçarin Kera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›