E Diel, 1 Nëntor 2026

Karamanlis: Shkupi të shmang retorikën zgjedhore për emrin

Kryeministri grek Kostas Karamanlis deklaroi sot se Qeveria e re duhet të pajtohet për një zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme për emrin.

“Qeveria e re në Shkup duhet të shmang provokimet që u bënë gjatë zgjedhjeve dhe të dakordohet për një zgjidhe të përbashkët dhe të pranueshme për emrin”, deklaroi kryeministri Karamanlis pas takimit me homologun e tij boshnjak, Nikola Shpiriç.

Ai rikujtoi konkluzat e takimit të fundit të nivelit të lartë të BE-së ku u dërguan sinjale dhe sugjerime se Maqedonia duhet ta zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë.

“Shkupi të mos shpresojë në përparimet drejt BE-së, sepse mbështetja greke për perspektivat e Ballkanit Perendimor janë konzistente, prodhojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe respektim të ndërsjelltë”, deklaroi Karamanlis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›