E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zjarr në kompleksin ushqimor

Ndërtesa e përfshirë nga zjarri

Një zjarr i  madh ka rënë në një kompleks ushqimor në fshatin Xhafzotaj i cili shtrihet mes qyteteve të Durrësit dhe atij të Shijakut. Zjarri ka qenë i vrullshëm dhe është shpërndarë me shpejtësi në disa salla të kompleksit duke përfshirë zyra, laboratore, menxa punonjësish si dhe reparte ndihmëse mekanike të firmës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë si pesë zjarrfikëse, mes te cilave edhe zjarrfikëse të Portit të Durrësit, të cilat kanë punuar me intensitet për lokalizimin e vatrës së zjarrit dhe  vënien e plotë nën kontroll të tij.

Nga të dhënat operative, mësohet se zjarri ka dëmtuar rreth 800 m2 mjedise të kompleksit me një vlerë të madhe monetare, pasi të gjitha pajiset kanë qenë të fjalës së fundit të teknikës.

Ekipi hetimor ka nisur hetimet mbi shkaqet e rënies së zjarrit. Paraprakisht sipas ekspertëve dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë ndonjë shkëndijë elektrike. Ky është dhe zjarri i dytë që bie në Durrës pas zjarrit të djeshëm që ra në një banese në mes të qytetit. /Mark Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›