Dy të rinj gjenden të vdekur në kabinën elektrike
KRRABE- Dy të rinj kanë humbur jetën nga kontakti me elektricitetin në një kabinë elektrike në Krrabë.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima kanë mbetur, Valter Hasmuça, 23 vjeç, dhe Arjan Peçi, 18 vjeç.
Nuk ka ende të dhëna për arsyet, se pse dy të rinjtë ndodheshin në kabinën elektrike, por policia dyshon se të rinjtë kanë qenë duke vjedhur kabllin elektrik.
Po sipas policisë, dy të rinjtë kanë qenë me precedentë penal. Policia është në vengjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.