E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: S’lejojmë mangësi në ligjin për Gjykatën

15/03/2012  PS thërret në dëgjesën e radhës grupet e interesit për reformën

Administrativja, socialistët konsulencë me ekspertët

Gjykata Administrative dhe hartimi i amendamenteve për një ligj të tillë ishte objekt i dëgjesës së radhës së organizuar nga Partia Socialiste. Kështu, grupi i punës së ngritur për një çështje të tillë thirri në një tjetër takim grupet e interesit. Në këtë tryezë ishte i pranishëm dhe kryetari kësaj partie Edi Rama, i cili i mëshoi me forcë faktit se është e domosdoshëm hartimi i një ligji që të luftojë korrupsionin. Sipas tij, projektligji duhet të jetë një produkt i të gjitha palëve të interesuara, si mënyrë për të hartuar një ligj të mirë. “Duke dashur të nënvizojë se sa shumë e rëndësishme është që të gjithë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, shoqërisë civile apo ekspertiza ndërkombëtare të jetë deri në fund dhe të mos pajtohet lehtësisht me aspekte të tij që mund të ketë mangësi, të cilat nesër mund të përbëjnë problem. “Është relativisht e lehtë të ndërtojmë gjykatë të re, por nuk është e lehtë të thuhet se duke ndërtuar atë nuk kemi ndërtuar një degë të re korrupsioni”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në këtë tryezë. Ngritja e Gjykatës Administrative synon të zgjidhë kryesisht mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore. Pritet që PS-ja këtë herë të votojë në Kuvend ligjin, si pjesë e marrëveshjes me PS-në. Ngritja e një institucioni të tillë si pjesë e sistemit të drejtësisë është dhe një nga kushtet që vendi duhet të plotësojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›