E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, Topi: BE, opsioni më i mirë për bashkimin e shqiptarëve

Topi duke folur per gazeten turke, Today Zaman

STAMBOLL- Kreu i Shtetit, Bamir Topi ka vlerësuar rolin e Turqisë në Ballkan, dhe ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe, tashmë të forta, duhet të konsolidohen edhe më tej.

“Mendoj se Turqia është në një pozicion për të luajtur një rol shumë konstruktiv në Ballkan. Dhe në fakt, Turqia eshte duke e luajtur një rol të tillë, “- ka thene Topi, në një intervistë për gazetën turke Today Zaman në Stamboll.

Topi është dekoruar me një doktoratë nderi nga Universiteti privat Ajden, ku i përshkroi marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë si të përsosura.

Duke theksuar se ekziston një bashkëpunim i jashtëzakonshëm edhe në fushën e ekonomisë, kreu i shtetit shqiptar tha se, Shqipëria mirëpret investitorët turq si “miq”, dhe shtoi: “Që në fillim të viteve 1990, shqiptarët kanë ardhur në Turqi. Këto vizita janë mbajtur kryesisht për qëllime tregtare, por edhe shqiptarët vizitojnë Turqinë për qëllime të arsimit dhe të shëndetësisë. Është një kënaqësi për mua të shoh, dhe thonë se ka shumë investitorë turq në Shqipëri në një numër të madh fushash, duke përfshirë energjinë, telekomunikacionin, infrastrukturën, universitetet dhe fusha të tjera arsimore, apo, industria e turizmit dhe minierave”.

Më tej, Topi e ka vlerësuar Turqinë si një partner strategjik për Shqipërinë.

Duke folur për aspiratat integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Topi eshte shprehur se, Turqia dhe Shqipëria ndajnë aspiratat për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Shqipëria, një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2009, ka dështuar të marrë statusin e kandidatit në dhjetor të vitit 2010, për shkak të një mosmarrëveshje politike në vend. Shqipëria nuk pritet të bashkohet me BE-në deri në vitin 2015, viti më i hershëm

Në përgjigje të pyetjes nëse Shqipëria do ti bashkohet BE-së përpara Turqisë, Topi tha: “Ne duam që të bëjë përparim së bashku me miqtë tanë, me shpresë, që të ndodhë kështu. Ne kemi lidhje të vëllazërisë. Ne jemi të kënaqur me progresin dhe suksesin e njëri-tjetrit. Unë besoj se ne do të bëjmë arritjet më të mëdha së bashku. ”

I pyetur se nëse dhënia e statusit kandidat për Serbinë në fillim të këtij muaji, mund të bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë, Topi tha: “Jo, ne si Shqipëri kemi bërë arritje të mëdha dhe përparim drejt anëtarësimit në BE dhe kjo ska të bëjë me asnjë vend tjetër. Kriteret e anëtarësimit të BE-së janë të qarta. ”

Presidenti shqiptar po ashtu hodhi poshtë idetë se kandidatura e Serbisë mund të dëmtojë shanset e Kosovës për anëtarësim në BE.

I pyetur se çfarë do të thotë anëtarësimi i Shqipërisë në BE për shqiptarët, të shpërndarë nëpër gjashtë vende të ndryshme, Presidenti është shprehur se; “Unë besoj se Bashkimi Evropian është opsioni më i mirë për shqiptarët,  që ti sjellë ata së bashku. Qytetarët e një vendi anëtar në BE do të bëhen qytetarë të lirë të Evropës. “

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›