E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, jo heqjes së moratoriumit për skafet

Bujar Nishani

Partia Demokratike ka dalë kundër propozimit të Socialistëve për heqjen e moratoriumit për lejimin e lundrimit të mjeteve motorike. Gjatë diskutimeve në Kuvend për këtë propozim të PS-së, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani është shprehur se kjo është një nismë e vlerësuar nga ndërkombëtare dhe që ka dhënë rezultat në parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike.

Në të gjitha raportet ndërkombëtare, ne jemi vlerësuar për këtë nismë pasi bllokon trafikun, është shprehur Nishani duke argumentuar se është kundër heqjes së moratoriumit.

Ndërsa kërkesa e PS është mbështetur në argumentin se moratoriumi dëmton turizmin, sektor të cilin Shqipëria e ka një sektor të rëndësishëm të ekonomisë.

Mazhoranca qeverisëse miratojë në vitin 2005 vendimin për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë. Moratoriumi u shty me tre vite në fund të vitit 2009. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›