E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës/Sherr me armë, 2 të plagosur

Dy kamarierë të një lokali në Durrës kanë mbetur të plagosur pas një sherri me armë mes dpersonave. Mësohet se Leonard Lusha dhe Eduart Meta emigrantë në Itali janë grindur edhe më parë në shtetin fqinj. Ndërsa kamarierët që kanë mbetur të plagosur në këtë konflikt të armatosur janë Sokol Shëngjergji dhe S.Rustani, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Leonard Lusha pasi ka shtënë me armë në drejtim të Eduart Metës ka dalë nga lokali me shpejtësi për t'u larguar, por është bërë e mundur arrestimi i tij nga forcat e policië ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim Eduart Metën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›