Sejdiu: Kushtet për "miqësi" me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Fatmir
Sejdiu, u bëri thirrje dje pjesëtarëve
të komunitetit serb
që të integrohen në jetën politike
në vend, ndërsa Beogradit të heqë
dorë nga mbështetja e strukturave
paralele, si kusht për rindërtimin
e marrëdhënieve ndërmjet dy
vendeve. Ai i bëri këto komente
në fjalimin vjetor në Parlamentin
e Kosovës, që u bojkotua nga një
pjesë e opozitës.
Presidenti Sejdiu tha se Kosova,
që nga shpallja e pavarësisë së saj,
ka dëshmuar se është faktor i paqes
së qëndrueshme në rajon dhe do
ngulë këmbë në paprekshmërinë
e sovranitetit dhe tërësisë tokësore
të saj. "Nuk do të lejojmë në asnjë
çast cenimin e interesave tona
nacionale, ndërkohë që do të pohojmë
fuqishëm se jemi jetësisht të
interesuar për marrëdhënie të mira
me të gjitha vendet fqinje të rajonit,
pse jo edhe me Serbinë, me kusht
që ajo të heqë dorë nga politikat e
destruktivitetit dhe të shantazhit
ndaj Kosovës. Rindërtimi i këtyre
marrëdhënieve është i pamundur,
sa kohë që Serbia do t‘i sponsorizojë
strukturat paralele në veri të vendit
tonë, në mesin e të cilave ka plot
persona të inkriminuar në krime të
rënda, të cilët i kanë shumë borxh
popullit të Kosovës, por edhe popujve
të tjerë të rajonit, dhe në rend të
parë drejtësisë".
Presidenti Sejdiu u bëri thirrje
serbëve të Kosovës që të integrohen
në jetën politike në vend, duke i siguruar
ata për kujdesin e institucioneve
të vendit. "Me kënaqësi mund
të theksojmë se në Republikën e
Kosovës, gjatë këtij viti, nuk është
shënuar asnjë incident me motive
etnike. Ky është një argument i
fuqishëm se Kosova është atdhe i
përbashkët për të gjithë qytetarët
e saj të barabartë, pa dallim kombi,
feje apo etnie. Me bindje pohojmë
se prishësit e rendit dhe të qetësisë
publike, kundërshtarët e paqes dhe
të ardhmërisë së përbashkët dhe
europiane të qytetarëve të Kosovës,
janë në shërbim të atyre që nuk e
duan Kosovën e pavarur, që nuk e
duan demokracinë e saj, që nuk e
duan Kosovën pro perëndimore".
Presidenti Sejdiu u bëri thirrje
të gjithë personave të zhvendosur
që të kthehen në shtëpitë e tyre,
ndërsa shfaqi shpresën se pjesëtarët
e komunitetit serb do të bëhen pjesë
edhe e zgjedhjeve të sivjetme për
pushtetin lokal.
Fjalimi i Presidentit u bojkotua
nga dy parti opozitare, Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja
Demokratike e Dardanisë. Përfaqësuesit
e tyre, Ardian Gjini e Lulzim
Zeneli, thanë se Presidenti është, siç
u shprehën ata, shkelësi më i madh
i Kushtetutës.
"Presidenti e ka shkelur Kushtetutën
disa herë. Nuk ka treguar vullnet
për të dëgjuar dhe bashkëpunuar me
opozitën, është vonuar me fjalën e tij
dhe arsyet e tjera që ndërlidhen me
vetë funksionimin e institucionit të
Presidentit, i cili është shndërruar në
president të pushtetit dhe jo president
të Kosovës", tha zoti Gjini.
"Presidenti i vendit vazhdon
të sillet në bazë të një skenari të
papërgjegjshëm dhe është pjesë
e pazareve politike që të rrënojë
institucionin e Kuvendit, të rrënojë
autoritetin e Kuvendit dhe ta rrënojë
sistemin demokratik në vend",
tha zoti Zeneli.
Këto dy parti shfaqën pakënaqësinë
e tyre me moslejimin e debatit
pas fjalimit të Presidentit, ndërsa
pretendojnë se ai po vepron në
kundërshtim me Kushtetutën, duke
mbajtur postin e Presidentit dhe atë
të kryetarit të Lidhjes Demokratike
të Kosovës. Kritika i janë bërë edhe
për, siç thuhet, injorimin e opozitës
gjatë përcaktimit të periudhës së
mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Presidenti Sejdiu mendon ndryshe.
"E para, unë nuk e kam shkelur
Kushtetutën. Unë mbaj pozicionin
e Presidentit të vendit ashtu siç
jam zgjedhur në Parlamentin e Republikës
së Kosovës. Natyrisht, kam
të pezulluar ushtrimin e funksionit
të një posti politik dhe Kushtetuta
shumë e qartë është në atë drejtim
dhe unë i përmbahem asaj shkrese,
norme, që është recidive. E dyta,
rreth konsultave me partitë politike
- unë kam zhvilluar konsulta me të
gjitha partitë politike dhe s‘është
e vërtetë ajo që thuhet kjo apo ajo
datë; kam nxjerrë afërsisht një datë
të përshtatshme për punë të mirë
që duhet të bëjnë institucionet në
përgatitjen e zgjedhjeve", tha ai.
Presidenti Sejdiu ka caktuar
15 nëntorin si datë të zgjedhjeve
lokale, të parat që n
Sejdiu, u bëri thirrje dje pjesëtarëve
të komunitetit serb
që të integrohen në jetën politike
në vend, ndërsa Beogradit të heqë
dorë nga mbështetja e strukturave
paralele, si kusht për rindërtimin
e marrëdhënieve ndërmjet dy
vendeve. Ai i bëri këto komente
në fjalimin vjetor në Parlamentin
e Kosovës, që u bojkotua nga një
pjesë e opozitës.
Presidenti Sejdiu tha se Kosova,
që nga shpallja e pavarësisë së saj,
ka dëshmuar se është faktor i paqes
së qëndrueshme në rajon dhe do
ngulë këmbë në paprekshmërinë
e sovranitetit dhe tërësisë tokësore
të saj. "Nuk do të lejojmë në asnjë
çast cenimin e interesave tona
nacionale, ndërkohë që do të pohojmë
fuqishëm se jemi jetësisht të
interesuar për marrëdhënie të mira
me të gjitha vendet fqinje të rajonit,
pse jo edhe me Serbinë, me kusht
që ajo të heqë dorë nga politikat e
destruktivitetit dhe të shantazhit
ndaj Kosovës. Rindërtimi i këtyre
marrëdhënieve është i pamundur,
sa kohë që Serbia do t‘i sponsorizojë
strukturat paralele në veri të vendit
tonë, në mesin e të cilave ka plot
persona të inkriminuar në krime të
rënda, të cilët i kanë shumë borxh
popullit të Kosovës, por edhe popujve
të tjerë të rajonit, dhe në rend të
parë drejtësisë".
Presidenti Sejdiu u bëri thirrje
serbëve të Kosovës që të integrohen
në jetën politike në vend, duke i siguruar
ata për kujdesin e institucioneve
të vendit. "Me kënaqësi mund
të theksojmë se në Republikën e
Kosovës, gjatë këtij viti, nuk është
shënuar asnjë incident me motive
etnike. Ky është një argument i
fuqishëm se Kosova është atdhe i
përbashkët për të gjithë qytetarët
e saj të barabartë, pa dallim kombi,
feje apo etnie. Me bindje pohojmë
se prishësit e rendit dhe të qetësisë
publike, kundërshtarët e paqes dhe
të ardhmërisë së përbashkët dhe
europiane të qytetarëve të Kosovës,
janë në shërbim të atyre që nuk e
duan Kosovën e pavarur, që nuk e
duan demokracinë e saj, që nuk e
duan Kosovën pro perëndimore".
Presidenti Sejdiu u bëri thirrje
të gjithë personave të zhvendosur
që të kthehen në shtëpitë e tyre,
ndërsa shfaqi shpresën se pjesëtarët
e komunitetit serb do të bëhen pjesë
edhe e zgjedhjeve të sivjetme për
pushtetin lokal.
Fjalimi i Presidentit u bojkotua
nga dy parti opozitare, Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja
Demokratike e Dardanisë. Përfaqësuesit
e tyre, Ardian Gjini e Lulzim
Zeneli, thanë se Presidenti është, siç
u shprehën ata, shkelësi më i madh
i Kushtetutës.
"Presidenti e ka shkelur Kushtetutën
disa herë. Nuk ka treguar vullnet
për të dëgjuar dhe bashkëpunuar me
opozitën, është vonuar me fjalën e tij
dhe arsyet e tjera që ndërlidhen me
vetë funksionimin e institucionit të
Presidentit, i cili është shndërruar në
president të pushtetit dhe jo president
të Kosovës", tha zoti Gjini.
"Presidenti i vendit vazhdon
të sillet në bazë të një skenari të
papërgjegjshëm dhe është pjesë
e pazareve politike që të rrënojë
institucionin e Kuvendit, të rrënojë
autoritetin e Kuvendit dhe ta rrënojë
sistemin demokratik në vend",
tha zoti Zeneli.
Këto dy parti shfaqën pakënaqësinë
e tyre me moslejimin e debatit
pas fjalimit të Presidentit, ndërsa
pretendojnë se ai po vepron në
kundërshtim me Kushtetutën, duke
mbajtur postin e Presidentit dhe atë
të kryetarit të Lidhjes Demokratike
të Kosovës. Kritika i janë bërë edhe
për, siç thuhet, injorimin e opozitës
gjatë përcaktimit të periudhës së
mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Presidenti Sejdiu mendon ndryshe.
"E para, unë nuk e kam shkelur
Kushtetutën. Unë mbaj pozicionin
e Presidentit të vendit ashtu siç
jam zgjedhur në Parlamentin e Republikës
së Kosovës. Natyrisht, kam
të pezulluar ushtrimin e funksionit
të një posti politik dhe Kushtetuta
shumë e qartë është në atë drejtim
dhe unë i përmbahem asaj shkrese,
norme, që është recidive. E dyta,
rreth konsultave me partitë politike
- unë kam zhvilluar konsulta me të
gjitha partitë politike dhe s‘është
e vërtetë ajo që thuhet kjo apo ajo
datë; kam nxjerrë afërsisht një datë
të përshtatshme për punë të mirë
që duhet të bëjnë institucionet në
përgatitjen e zgjedhjeve", tha ai.
Presidenti Sejdiu ka caktuar
15 nëntorin si datë të zgjedhjeve
lokale, të parat që n