Qeveria e Shkupit, me pesë ministra të rinj
Zyrtarët në Maqedoni njoftuan
riorganizimin e kabinetit
ku do të bëjnë pjesë 5 ministra
të rinj. Zyrtarët thanë dje se do
të zëvendësohen ministrat e
Financës, të Arsimit, Bujqësisë
dhe Integrimit Europian. Ata
thanë gjithashtu se zoti Vladimir
Pesevski do të marrë postin e
zëvendëskryeministrit, i ngarkuar
me ekonominë.
Zyrtarët nuk dhanë arsye për
ndryshimet, por sipas medias
maqedonase, ministrat e Arsimit,
të Bujqësisë dhe të Integrimit Eu-
ropian, kanë dhënë dorëheqjen.
Njoftimet thonë se Kryeministri
Nikolla Gruevski kishte shkarkuar
ministrin e Financave.
Qeveria e koalicionit konservator
të zotit Gruevski erdhi në
pushtet vitin e kaluar dhe është
ndeshur me probleme të vështira
për shkak të krizës ekonomike
globale.
Sipas zyrtarëve, Zoran Stavreski
do t‘i zërë vendin ministrit të
Financave, Trajko Slaveski, i cili
largohet nga posti.
Nikola Todorov do të drejtojë
Ministrinë e Arsimit, Ljupço Dimovski
atë të Bujqësisë dhe Vasko
Naumovski do të jetë ministri i ri
i Integrimit Europian.
Ndërkohë, dje është mësuar
se përfaqësuesi i lartë për Politikë
të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit
Europian, Havier Solana, dhe
komisioneri për Zgjerim, Olli
Rehn, do ta vizitojnë Shkupin në
gjysmën e dytë të muajit korrik.
Vizitat e ndara të dy diplomatëve
të lartë europianë janë paraparë
në kuadër të turneut të Solanës
dhe Renit në Ballkanin Perëndimor,
lajmëruan burime zyrtare
në Bruksel.
Vizita e Solanës në rajon është
paraparë për javën e ardhshme
dhe me siguri do të fillojë më 13
korrik në Beograd, për të vijuar
në Prishtinë dhe Shkup. Ndërsa
Olli Rehn pritet që më 22 korrik
të ketë takime me autoritetet
në Beograd, ndërsa një ditë më
vonë të vizitojë Malin e Zi dhe
Maqedoninë.
Vizita e Renit duhet të vijojë
pas vendimit që Bashkimi Europian
pritet të marrë për heqjen e
vizave për qytetarët e Maqedonisë,
Serbisë dhe Malit të Zi.
riorganizimin e kabinetit
ku do të bëjnë pjesë 5 ministra
të rinj. Zyrtarët thanë dje se do
të zëvendësohen ministrat e
Financës, të Arsimit, Bujqësisë
dhe Integrimit Europian. Ata
thanë gjithashtu se zoti Vladimir
Pesevski do të marrë postin e
zëvendëskryeministrit, i ngarkuar
me ekonominë.
Zyrtarët nuk dhanë arsye për
ndryshimet, por sipas medias
maqedonase, ministrat e Arsimit,
të Bujqësisë dhe të Integrimit Eu-
ropian, kanë dhënë dorëheqjen.
Njoftimet thonë se Kryeministri
Nikolla Gruevski kishte shkarkuar
ministrin e Financave.
Qeveria e koalicionit konservator
të zotit Gruevski erdhi në
pushtet vitin e kaluar dhe është
ndeshur me probleme të vështira
për shkak të krizës ekonomike
globale.
Sipas zyrtarëve, Zoran Stavreski
do t‘i zërë vendin ministrit të
Financave, Trajko Slaveski, i cili
largohet nga posti.
Nikola Todorov do të drejtojë
Ministrinë e Arsimit, Ljupço Dimovski
atë të Bujqësisë dhe Vasko
Naumovski do të jetë ministri i ri
i Integrimit Europian.
Ndërkohë, dje është mësuar
se përfaqësuesi i lartë për Politikë
të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit
Europian, Havier Solana, dhe
komisioneri për Zgjerim, Olli
Rehn, do ta vizitojnë Shkupin në
gjysmën e dytë të muajit korrik.
Vizitat e ndara të dy diplomatëve
të lartë europianë janë paraparë
në kuadër të turneut të Solanës
dhe Renit në Ballkanin Perëndimor,
lajmëruan burime zyrtare
në Bruksel.
Vizita e Solanës në rajon është
paraparë për javën e ardhshme
dhe me siguri do të fillojë më 13
korrik në Beograd, për të vijuar
në Prishtinë dhe Shkup. Ndërsa
Olli Rehn pritet që më 22 korrik
të ketë takime me autoritetet
në Beograd, ndërsa një ditë më
vonë të vizitojë Malin e Zi dhe
Maqedoninë.
Vizita e Renit duhet të vijojë
pas vendimit që Bashkimi Europian
pritet të marrë për heqjen e
vizave për qytetarët e Maqedonisë,
Serbisë dhe Malit të Zi.