Mbyten xhaxha e nip te Gjiri i Lalëzit
Xhaxha dhe nip mbyten në
Gjirin e Lalëzit. Pasditja e
djeshme ka regjistruar një
fatkeqësi të rëndë për familjen
Zeqollari me banim në Tiranë.
Dy pjesëtarë të kësaj familjeje
kanë mbetur të mbytur, ndërsa
ka shpëtuar një i tretë. Viktimat e
Adriatikut janë Bardhyl Zeqollari,
39 vjeç, nga Tirana, dhe nipi i tij
Alban Zeqollari 15 vjeç. Ndërsa
trupi i Bardhylit është nxjerrë
në breg, ai i adoleshentit nuk
është gjetur për orë të tëra pas
ngjarjes. Palombarë të Forcave të
Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura
nga Tirana kanë nisur kërkimet në
det për të gjetur trupin e 15-vjeçarit
Alban Zeqollari, i cili është
shtyrë nga rrymat detare duke
vështirësuar gjetjen. Ndërkohë
mbytjes i ka shpëtuar Armand
Zeqollari, i cili ka një gjendje të
rënduar emocionale, për shkak të
humbjes së dy njerëzve të tij. Viktimat
janë nga Tirana dhe kishin
shkuar për të bërë plazh në Fushë
Draç të Gjirit të Lalëzit. Sipas burimeve
policore, që bazohen në
dëshminë e të vetmit të shpëtuar,
Armandit, 15-vjeçari Alban Zeqollari
ka qenë duke u mbytur
dhe ka kërkuar ndihmë. Drejt tij
ka shkuar xhaxhai Bardhyli, por
asnjëri prej tyre nuk ka dalë i gjallë
në breg. Zeqollarët kishin ardhur
për të kaluar një ditë në plazhet e
bukura të Gjirit të Lalëzit, të cilat
me rehabilitimin e plotë të rrugës
që të çon në këtë pjesë të bregdetit
janë bërë tejet të preferuara
për pushuesit, veçanërisht ata
nga Tirana. Policia, me të marrë
njoftim, ka shkuar menjëherë në
vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet
e para, ndërkohë që trupi
i Bardhyl Zeqollarit është dërguar
në morgun e spitalit të Durrësit në
pritje të tërheqjes nga familjarët.
Pas mbytjes së një 18-vjeçari nga
fshati Metallaj i Maminasit në një
nga rezervuarët e zonës, një muaj
më parë, ky është rasti i parë i
mbytjes në det të pushuesve për
këtë sezon veror.
Gjirin e Lalëzit. Pasditja e
djeshme ka regjistruar një
fatkeqësi të rëndë për familjen
Zeqollari me banim në Tiranë.
Dy pjesëtarë të kësaj familjeje
kanë mbetur të mbytur, ndërsa
ka shpëtuar një i tretë. Viktimat e
Adriatikut janë Bardhyl Zeqollari,
39 vjeç, nga Tirana, dhe nipi i tij
Alban Zeqollari 15 vjeç. Ndërsa
trupi i Bardhylit është nxjerrë
në breg, ai i adoleshentit nuk
është gjetur për orë të tëra pas
ngjarjes. Palombarë të Forcave të
Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura
nga Tirana kanë nisur kërkimet në
det për të gjetur trupin e 15-vjeçarit
Alban Zeqollari, i cili është
shtyrë nga rrymat detare duke
vështirësuar gjetjen. Ndërkohë
mbytjes i ka shpëtuar Armand
Zeqollari, i cili ka një gjendje të
rënduar emocionale, për shkak të
humbjes së dy njerëzve të tij. Viktimat
janë nga Tirana dhe kishin
shkuar për të bërë plazh në Fushë
Draç të Gjirit të Lalëzit. Sipas burimeve
policore, që bazohen në
dëshminë e të vetmit të shpëtuar,
Armandit, 15-vjeçari Alban Zeqollari
ka qenë duke u mbytur
dhe ka kërkuar ndihmë. Drejt tij
ka shkuar xhaxhai Bardhyli, por
asnjëri prej tyre nuk ka dalë i gjallë
në breg. Zeqollarët kishin ardhur
për të kaluar një ditë në plazhet e
bukura të Gjirit të Lalëzit, të cilat
me rehabilitimin e plotë të rrugës
që të çon në këtë pjesë të bregdetit
janë bërë tejet të preferuara
për pushuesit, veçanërisht ata
nga Tirana. Policia, me të marrë
njoftim, ka shkuar menjëherë në
vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet
e para, ndërkohë që trupi
i Bardhyl Zeqollarit është dërguar
në morgun e spitalit të Durrësit në
pritje të tërheqjes nga familjarët.
Pas mbytjes së një 18-vjeçari nga
fshati Metallaj i Maminasit në një
nga rezervuarët e zonës, një muaj
më parë, ky është rasti i parë i
mbytjes në det të pushuesve për
këtë sezon veror.