Reformat e vështira të qeverisë së re
Qeveria e re, e cila pritet të dalë nga bashkëpunimi mes PD-së dhe LSI-së, duket se nuk do ta ketë të lehtë punën e saj. Kjo për vetë faktin se Berisha, bashkë me Metën, me zor arrijnë te 75 mandate deputetësh në Kuvend. Nisur nga ajo çka parashikon Kushtetuta, rezulton se për miratimin e ligjeve të rëndësishme duhen të paktën 84 mandate deputetësh. Sistemi i ri zgjedhor kufizon trafikun e deputetëve dhe huazimin e tyre nga një grup në tjetrin për vetë faktin se tashmë, nga 12 parti që ka pasur në legjislaturën e shkuar, Kuvendi tashmë do të ketë vetëm gjashtë parti, të ndara të dy kampe, nga njëra anë PS-ja dhe PBDNJ-ja që rreshtohen në opozitë me 65 mandate dhe nga krahu tjetër mazhoranca, e cila përbëhet nga PD-ja, LSI-ja, PR-ja dhe BDI-ja, që së bashku arrijnë 75 mandate gjithsej. Në këtë situatë, kësaj mazhorance të brishtë qeverisëse, e cila mund të pësojë lëkundje pas çdo "teke" që mund të kenë partitë e vogla, i duhet me patjetër bashkëpunimi i Partisë Socialiste gjatë këtyre katër viteve nëse do të miratojë në Kuvend ligje të rëndësishme dhe do të përfundojë reformat e nisura, për të cilat iu ka premtuar shqiptarëve gjatë fushatës elektorale, por edhe ndërkombëtarëve. Partia Demokratike, bashkë me aleatët e saj, duhet të ketë mbështetjen e PS-së për të miratuar ndryshimet që kërkon LSI-ja dhe partitë e vogla në Kodin Zgjedhor, pra për të rikompozuar sistemin aktual zgjedhor, i cili, sipas kreut të LSI-së, është diskriminues dhe për ndryshimin e tij ai pranoi edhe bashkëqeverisjen me Berishën. Po kështu, Kryeministrit Berisha i duhen sërish votat e opozitës, më saktë të PS-së, për të miratuar reformën në drejtësi, një reformë e cila ka më se dy vjet që tërhiqet zvarrë nga njëra seancë parlamentare në tjetrën dhe ende nuk po gjen dritën jeshile të miratimit. Kjo situatë ka mbajtur kështu peng reformimin e këtij sistemi mjaft të rëndësishëm dhe të prekshëm çdo ditë nga shqiptarët. Berishës i duhet vota e grupit parlamentar të PS-së për të miratuar edhe ndryshimet në Kodin Penal, Kodin Civil, Kodin Ajror, Kodin Familjar dhe të gjitha kodet e tjera të cilat po ashtu nuk u arritën të miratohen në seancën e fundit parlamentare për shkak të mungesës së 84 votave në Kuvend. 84 vota i duhen gjithashtu Kryeministrit Berisha edhe nëse do të shihet e arsyeshme gjatë këtyre katër viteve të miratohen ligjet organike të institucioneve të pavarura, që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë etj. Duke pasur parasysh mungesën e numrave në Kuvend për të miratuar ligje të rëndësishme, analistët shpesh herë kanë shtruar pyetjen nëse kjo qeveri gjatë katër viteve të ardhshme do të jetë në gjendje të miratojë ligje të rëndësishme dhe të realizojë reformat që kanë mbetur në mes apo gjithçka do të zvarritet për katër vjet me radhë, duke konsumuar vetëm mandatin qeverisës, pa qenë në gjendje të mbajë premtimet e dhëna. Një tjetër version është ajo çka ka ndodhur rëndom në vitet e shkuara, "blerja" e votave, siç ishte rasti me zgjedhjen e Presidentit të Republikës për të shmangur çdo krizë të mundshme. Me këtë qeverisje, krizat dhe tensionet politike janë "pas dere", por mbetet në dorë të Kryeministrit Berisha për t‘u dhënë zgjidhjen e duhur, ashtu siç ka bërë gjithmonë në momente kyçe. Krejt papritur Berisha ka ditur të dalë në krye të çdo situate, duke nxjerrë "asin nën mëngë", i cili këtë herë patjetër që do të vijë nga grupi i PS-së, nga deputetët e saj, pasi nuk ka më parti të vogla të cilave mund t‘ua marrë "borxh" votat.
Tabela
Ligjet që kërkojnë 84 vota
Neni 81/Kushtetuta
1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës.
2. Miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit:
a)ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta
b)ligji për shtetësinë
c)ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore
ç)ligji për referendumet
d)kodet
dh)ligji për gjendjen e jashtëzakonshme
e)ligji për statusin e funksionarëve publikë
ë)ligji për amnistinë
f)ligji për ndarjen administrative të Republikës
Pakti
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë përcaktuar fushat e bashkëpunimit me njëra-tjetrën
Drejtësia dhe reforma zgjedhore,
premtimet e "paktit" PD-LSI
Bashkëqeverisja mes kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, dhe Kryeministrit Sali Berisha, bëhet për të mirën e vendit, për të shmangur krizat dhe për të realizuar reformat e mëdha, të cilat më pas do të sjellin integrimin e Shqipërisë në BE. Të paktën kjo ka qenë arsyeja publike që Meta dhe Berisha kanë thënë publikisht kur u pyetën pse erdhi ky bashkëpunim mes tyre. Aleancë e cila, sipas LSI-së, bazohet në pesë shtylla kryesore, të cila janë: dalja nga kriza ekonomike, realizimi i të gjitha reformave të kërkuar për integrimin europian të vendit, realizimi i dhënë për lëvizjen e lirë të njerëzve drejt BE-së, realizimi i reformës zgjedhore duke nisur me ndryshimin e kodit dhe së fundmi realizimi i reformës në sistemin e drejtësisë. Të pesta këto shtylla të bashkëpunimit, duan apo nuk duan Meta dhe Berisha, në bazë të Kushtetutës duan 84 vota për t‘u realizuar. Vota të cilat aktualisht Meta dhe Berisha, megjithëse kanë bashkuar të gjitha forcat së bashku kundër kryetarit të PS-së Edi Rama, nuk i kanë në Kuvend. Vazhdimisht gjatë këtyre ditëve LSI-ja ka deklaruar se bashkëpunimi me Berishën erdhi i detyrueshëm për të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe institucionale ku rrezikonte të binte. Por tani, kur analizohen numrat që krijohen në Kuvend, vlen për t‘u shtruar sërish pyetja a e ka kaluar Shqipëria krizën politike dhe institucionale, apo pritet që pas krijimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës së Kuvendit ditë më të vështira do të vijnë për politikën dhe qeverinë "Berisha-Meta". Gjithsesi, të gjitha këto mbeten për t‘u parë pas shtatorit të këtij viti e në vazhdim të katër viteve të ardhshme.