"Eksperti italian: Video, shifra 700 s'degjohet dhe s'ekziston" Rozeta Rapushi
Manipulim per te siguruar nje skenar dhune, per te permbysur nje qeveri legjitime me dhune. Manipulim qe sipas tij shkon deri atje sa dhe shifra 700 as degjohet dhe as shikohet. Keshtu u mbrojt dje para anetareve te Keshillit te Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores se Kuvendit, kryetari i LSI-se, Ilir Meta, duke paralajmeruar se ceshtjen do ta coje ne gjyq. I thirrur per kerkesen qe prokuroria ka bere per heqjen e imunitetit te tij, Meta tha me bindje se kryetari i PS-se dhe persona te tjera do te bejne cdo gje qe kjo ceshtje te mos zbardhet. "Do te bejne cdo gje qe Prokuroria te mos dale e te thote nese Ilir Meta ka kerkuar 700 mije euro per veten e tij apo ne rast se ky eshte nje manipulim, per te siguruar nje skenar dhune per te permbysur nje qeveri legjitime me dhune. Analizohet ne menyre te vecante edhe skena ku Meta ka thene se Gimi me ka thene mua qe nga ana ime ke deri ne 700 dhe kjo nuk degjohet dhe nuk ekziston edhe sipas konkluzioneve perfundimtare", tha Meta, duke deklaruar konkluzionet e ekspertit italian. I vetmi favor qe do t'ju kerkoja juve zonja Kryetare e Parlamentit dhe kesaj mazhorance eshte ky: Ne rast se Prokuroria konfirmon keto akuza, mbi te cilat ka ngritur edhe kete procedim penal, atehere une do te kerkoja ta vuaja denimin ne qeline me te erret, me pa drita me me lageshtire qe ndodhet ne Shqiperi", argumentoi Meta. Sipas tij, nga eksperti italian i marre prej tij, Antonio Federico, del qarte se video eshte e montuar dhe nje montazh i paster televiziv. Meta akuzoi Prokurorine e Pergjithshme se po e vonon hetimin per kete video qe sipas tij mund te realizohej brenda tre diteve dhe te sqarohej gjithcka. Kreu i LSI u shpreh se ka kerkuar qe Prokuroria te hetoje mbi kete ceshtje dhe po keshtu ka shkuar vete ne Prokurorine e Pergjithshme, per te deponuar mbi kete montazh te paster televiziv te bere per qellime te pastra politike. "Montazhi, jo thjesht per te goditur figuren e nje deputeti apo te nje Zv. Kryeministri apo thjesht qeverise, por sikurse u shoqerua edhe nga ngjarjet e dhunshme te 21 janarit te cilat ende vazhdojne per te justifikuar nje aksion te dhunshem kunder qeverise me pretekstin e luftes kunder korrupsionit ku sipas te gjithe frymezuesve, sipas manipulatoreve, edhe te ketij video-pergjimi, por per nje skenar dhune. Une kam qene ne prokurori, kam deponuar me vullnet te plote, kam kerkuar pershpejtimin e ketij procesi. Mbi bazen e kesaj videoje u ndertua nje skenar i tere dhune dhe pergjakje qe jo vetem solli viktima por edhe tronditi imazhin e vendit ne bote", sqaroi kreu i LSI-se. Duke ju pergjigjur pyetjeve te deputeteve te opozites, qe thyen keshtu dje bojkotin ndaj komisioneve dhe keshillave te Kuvendit, Meta beri te qarte se ceshtjen do ta coje ne gjykate. "Tani zoteri, meqenese jeni dashuruar me kete video dhe me pergjimin e saj, ju dhe te gjithe duhet te kuptojne qe une kete ceshtje sikur Prokuroria edhe neser te thote kjo nuk ishte nje prove, une kete ceshtje do ta coj ne gjyq. Dhe me miliona euro, jo me 700 mije, qe perfitohen nga keto procese gjyqesore, znj. Kryetare, do te kerkoja dhe ndihmen tuaj si Kryetare e Parlamentit, te krijojme nje fondacion "Media kunder korrupsionit" me anetare nga shoqeria civile, ne menyre qe te edukohen njerezit dhe vete gazetat, gazetaret qe te investigojne per korrupsionin por kurrsesi per te manipuluar opinionin publik dhe per te perdorur televizionet, mediat per te nxitur gjakderdhje permes skupeve te manipuluara televizive", u shpreh ai.