Topi: Zgjedhjet me 8 maj, nuk do te kete shtyrje Rozeta Rapushi
Zgjedhjet lokale do te zhvillohen ne 8 maj, ashtu sic eshte dekretuar ne limitet kushtetuese, data nga Presidenti Bamir Topi. Kete fakt, e pohoi dje vete kreu i shtetit, i cili gjate nje takimi me Ambasadorin e OSBE-se, Eugen Uollfarth, theksoi qendrimin per mbajtjen e zgjedhjeve te dekretuara sipas afateve kushtetuese. "Qendrimi i palekundur eshte per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore, te dekretuara sipas afateve kushtetuese me 8 Maj 2011. U bej thirrje partive politike qe t'i vleresojne ato me seriozitet maksimal", u shpreh dje Topi. Gjate takimit, Presidenti Topi nenvizoi faktin se ka qene dhe vazhdon te mbetet ne sintoni te plote edhe me apelet e vazhdueshme te faktorit nderkombetar qe partite politike ne vend te marrin te gjitha masat e duhura dhe te plotesojne detyrimet kushtetuese dhe ligjore per mbajtjen e suksesshme te ketyre zgjedhjeve. "Vazhdimi i axhendes integruese evropiane te Shqiperise, si dhe permbushja e suksesshme e projekteve madhore qe ka ndermarre vendi yne, shtrojne si domosdoshmeri qe keto zgjedhje te mbahen ne afatin e percaktuar ligjor, qe infrastruktura zgjedhore te jete plotesisht e ndertuar dhe funksionuese, qe te jene te lira, te ndershme e te drejta duke mos humbur me kohe te vyer, sic ishte tejkalimi i afatit te 8 shkurtit per emerimin e komisionereve te KZAZ-ve, sepse askush nuk duhet te kete iluzione per shtyrjen e mundshme te tyre", beri apel dje Presidenti. Ne takimin me Ambasadorin e OSBE-se, Uollfarth, te thirrur nga vete kreu i shtetit Topi, palet biseduan gjate mbi pergatitjet per zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore, te dekretuara me 8 Maj 2011. Kjo ne kuadrin e shqetesimit te mos ngritjes ende te te gjitha Komisionet Zonale te Administrates Zgjedhore, per shkak te mos dorezimit te emrave te komisionereve nga ana e Partise Socialiste dhe Bashkimit per te Drejtat e Njeriut. Ne nje situate aspak ne favor te zhvillimit te procesit, kreu i shtetit u konsultua keshtu me Ambasadorin e OSBE-se ne vendin tone Uollfarth. Ne nje kohe kur KQZ, u ka dhene edhe nje jave kohe forcave politike te majta, te plotesojne detyrimet ligjore, qe ne fakt duhet t'i kishin bere qe me 8 shkurt. Presidenti Topi shprehu mirenjohjen per ndihmesen dhe kontributin e vazhdueshem te OSBE-se ne demokratizimin e institucioneve shqiptare, forcimin e shtetit te se drejtes, respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut dhe ne kuader te mbarevajtjes e proceseve zgjedhore ne vend. Gjate bisedes, Presidenti i Republikes, theksoi rendesine e madhe te ketyre zgjedhjeve per riperteritjen e perfaqesuesve te organeve drejtuese te pushtetit vendor.