E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen kutitë

ELBASAN- Lideri i opozitës ka ndaluar në qytetin e Elbasanit për të paraqitur përpara gazetarëve të këtij qyteti arsyet e bojkotit të Parlamentit dhe rrugën të cilën do ndjekë për ti dhënë zgjidhje krizës politike. Edhe nga Elbasani Rama ka deklaruar se protestat do të rinisin nëse nuk hapen kutitë e votimeve, ndërsa vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme sipas tij, nëse nuk gjehet zgjidhja për krizën politike.

“Nëse nuk hapen kutitë e votimit, që është edhe kërkesa jonë legjitime, populli do të dalë përsëri në rrugë për të kërkuar të drejtën e votës. Protestat nuk do të ndalen më derisa vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”- deklaroi kreu i PS.

Kreu i selisë rozë ka nënvizuar se partia që ai drejton ka vullnet për ta zgjidhur krizën dhe se hapja e kutive nuk është aspak antikushtetuese, hapja e kutive sipas kreut socialist mbetet e vetmja rrugë për zgjidhjen e saj. 

"Partia Socialiste ka shprehur dhe shpreh vullnetin e saj për zgjidhjen e krizës. Fillimi i zgjidhjes së saj nënkupton hapjen e kutive, një vendim aspak kushtetuese. Shpreh opotimiZmin tim se kjo krizë do të zgjidhet" - u shpreh Rama.

I pyretur se a rrezikojnë të digjen mandatet e PS nëse deputetët nuk kthehen në Parlament deri më 6 Mars, Rama është përgjigjur se “mandatet e PS nuk digjen as në Mars dhe as më vonë.”
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›