“Durrësi, dy vjet, asnjë investim i huaj”
16/03/2005 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë
DURRES - Qyteti port, më i madh dhe më i rëndësishëm në vend, prej dy vitesh nuk ka thithur asnjë investim të huaj. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, Gani Buka, ka deklaruar në një takim me biznesmenë, të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Nxitjes së Investimeve se që prej dy viteve vërehet frenim i investimeve të huaja në Durrës. Sipas tij, ndër arsyet kryesore të këtij frenimi janë, procedurat e rënduara burokratike të liçensimit, moszgjidhja e problemeve të pronësisë së tokës, infrastruktura shumë e papërshtatshme rrugore, gjendja e rënduar e furnizimit me energji elektrike dhe ujë etj. Gjatë takimit, u theksua se në vitin 2000 në Durrës ishte realizuar një studim urbanistik për këtë qytet nga një universitet italian dhe në këtë studim ishte planifikuar edhe ndërtimi i infrastrukturës së përshatshme për thithjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Sipas studimit, në Durrës për investitorët e huaj ishte përcaktuar zona industriale e Shkozetit për ndërtimin e parkut industrial dhe se shteti do të duhej të investonte në infrastrukturë. Por, pikërisht, mosmiratimi i këtij projekti, ka bërë që prej dy viteve në Durrës të mos vijë asnjë investitor i huaj dhe kjo është cilësuar shumë shqetësuese për Dhomën e Tregtisë.