22 vjet burg për dy trafikantë,pafajësi për një të tretë
16/03/2005 GJIROKASTËR - Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës ka dënuar dje me nga 11 vjet burg secilin, Vangjel Ballabani dhe Kosta Llukanin, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike të mbetur në tentativë”. Gjykata ka dhënë pafajësi dje për një tjetër të akuzuar.
Ngjarja, për të cilën u dënuan këta dy personat, ka ndodhur më 4 dhjetor të 2003, ku në vendkalimin kufitar të Kakavijës, policia kufitare, gjatë një kontrolli, sekuestroi 13 kg lëndë narkotike (heroinë) në maunen, tip “Volvo”, me targa FR 5709 B dhe FR 6947 B.
Prokuroria e Gjirokastrës ngriti akuzën për tre të pandehur, drejtuesin e mjetit Vangjel Ballabani, Kosta Llukanin dhe Deivid Mezinin. Dje, në përfundim të seancës gjyqësore, gjykata i ka dhënë pafajësinë Mezinit, i cili u gjykua në mungesë.
Ndërkohë që prokurori i çështjes, Alfred Agolli, në pretencën e tij, e kishte deklaruar fajtor, duke kërkuar 15 vjet burg.