Durrësi edhe për dy vjet “arenë” arkeologjike
Autori i Lajmit: red.
Ekspedita arkeologjike italo-shqiptare në amfiteatrin antik të Durrësit, do të vazhdojë edhe në dy vitet e ardhshme, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe Bashkia e qytetit bregdetar do të financojë 35 për qind të investimeve vjetore për sistemimin e familjeve që jetojnë në një banesë të amortizuar mbi arenën e monumentit më të madh të antikitetetit në vendin tonë. Profesoresha Sara Santoro, bashkëdrejtuese e misionit arkeologjik “Durrësi”, tha se sapo ka përfunduar fushata e fundit e ciklit 5-vjeçar të gërmimeve, në të cilat kanë marrë pjesë mbi 60 teknikë dhe specialistë gjithsej nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë e Durrës dhe Universiteti i Tiranës, si dhe nga arkitektë, gjeofizikanë, antropologë, paleobotanistë, etj. nga Universitetet e Parmës, ai “La Sapienza” në Romë, universiteti Milano Biçoca, ai i Venecias, si dhe muzeu “Pigorini” në Romë dhe ndërmarrja “Arkiometria” e Parmës. Sipas Santoros, gjatë fushatës së fundit 3-javore në territorin prej 600 metra katrorë të gërmimeve, thellësia e arritur prej 4-5 metra ka mundësuar zbulimin e materialeve të periudhave më të hershme, si qeramika, monedha, fragmente muresh, etj. që dëshmojnë për fuqinë ekonomike të qytetit të Durrësit në antikitetin e vonë. Disa sondazhe interesante janë kryer edhe në galerinë e madhe veriore. Santoro shtoi se varri i thjeshtë i një foshnjeje 6-muajshe me dy tjegulla në formën e çatisë si dhe fragmenti i një muri, që duket se i përket një banese publike, kanë ndriçuar periudhën e shek. 5-6 pas Krishtit, kur amfiteatri ishte rrënuar nga tërmeti i vitit 346, por edhe nga pesha e madhe e tij. Braktisja e monumentit madhështor, pas ndalimit të ndeshjeve të gladiatorëve dhe kafshëve, si dhe dëshira e pasanikëve të kohës për të jetuar në qendër të qytetit dhe mbi rrënojat e në galeritë e kësaj ngrehine duket se u ka dhënë hov ndërtimeve në këtë zonë të qytetit antik 15 shekuj më parë, tha prof. Santoro. Kështu shpjegohet edhe prania e murit të ndërtuar me një teknikë të shkëlqyer, i cili ndodhet në qoshe të territorit të gërmuar dhe që mund të sqarohet më qartë në ekspeditën e ardhshme. Më 28 korrik të këtij viti përfaqësuesit shkencorë dhe koordinatorët qeveritarë shqiptarë dhe italianë nënshkruan një marrëveshje për vazhdimin e ekspeditës edhe në vitet 2009-2010. “Besoj se do të gërmojmë në vjeshtën e ardhshme, pasi ditët janë më të freskëta, por mbi të gjitha pasi shpenzimet e qëndrimit në Durrës pas sezonit veror ulen ndjeshëm. Gjatë këtyre viteve kemi pasur mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, dhe në periudhën 2004-2007 kemi zhvilluar ekspedita 6-javore", - cilësoi Santoro, e cila beson se në sezonet e ardhshme do të ketë më shumë mbështetje financiare dhe mundësi zgjerimi të gërmimeve. Tri javë më parë, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi se vitin e ardhshëm 35 për qind e investimeve, që kanë vlerën e 10 për qind të buxhetit, do të shkojnë për sistemimin e familjeve që banojnë në një ndërtesë të amortizuar që ndodhet mbi arenën e monumentit madhështor. Shembja e godinës dykatëshe do të lirojë pamjen e shkallareve dhe galerive si dhe do të mundësojë zbulimin e plotë të arenës, e cila ende nuk e ka parë “dritën e diellit”. Bashkë me specialistët dhe studentët italianë në ekspeditën e këtij viti morën pjesë edhe studentë të degës së arkeologjisë së Universitetit të Tiranës, si dhe shtatë studentë shqiptarë të kësaj dege që studiojnë në universitetet e Leçes, Barit, Pavias dhe Sienës. Materialet e zbuluara dhe të fotografuara, kryesisht qeramika, dërgohen menjëherë në muzeun arkeologjik nën kujdesin e dr. Elvana Metallës, ndërsa restaurimet kryhen nga prof. Frederik Stamati në laboratorin qendror në Tiranë, tha prof. Santoro. Bashkëpunimi i Universitetit të Parmës me Departamentin e Arkeologjisë në Durrës ka nisur në vitin 2001 përmes programit të Kombeve të Bashkuara UNOPS-PASARP dhe ai nisi të konkretizohej me nisma të ndryshme si veprimtaria “Durrësi, qytetërimi 3- mijëvjeçar - përgjegjësi dhe krenari”, trajnimi i specialistëve, hartimi i Kartës së Rrezikut Arkeologjik, si dhe projekti pilot “Parku arkeologjik urban në Durrës”, i cili do të ketë në qendër amfiteatrin antik, për të vijuar me një itinerar ku përfshihen edhe termat romake, forumi rrethor, muret mesjetare dhe muzeu arkeologjik i qytetit. Santoro tha se “puna heroike e arkeologut Vangjel Toçi, i cili e zbuloi monumentin në vitin 1966, u krye në kushtet e mungesës së aparaturave dhe specialistëve të mirëfilltë. Bashkëpunimi mes specialistëve shqiptarë dhe italianë ka qenë mjaft frytdhënës edhe në gërmimet e shpëtimit në Durrës, si në rastin e zbulimit dhe interpretimit të pranisë së një fari 2300-vjeçar në afërsi të portit antik; në interpretimin e statujës së zbuluar pranë ish-kinemasë “Iliria” apo në zbulimet e kryera në kodrën e Vilës, tha Santoro. Vazhdimësia e jashtëzakonshme e jetës qytetare në Durrës, si dhe zhvillimi i madh urban në 10 vjetët e fundit e bëjnë qytetin-port një portë të madhe të komunikimit mes Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa vlerat historike dhe arkeologjike e bëjnë atë shumë tërheqës për vizitorët nga e gjithë bota.
Dy investimet më të mëdha të MTKRS
Ndërthurja e investimeve për turizmin duke vënë dorë sidomos në monumentet arkitekturore dhe të kultit duket se ka qenë strategjia e këtij viti e Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës për të tërhequr sa më tepër turistë. Pikërisht këto monumente janë parë si atraktive për zhvillimin e turizmit kulturor, për vetë vlerat dhe historinë që ato mbartin. Investimet kryesore gjatë këtij viti janë fokusuar në Kalanë e Prezës dhe të Krujës, të cilat kanë pasur edhe vëmendjen kryesore, për t i shndërruar në objekte me fluks të lartë vizitorësh. Ndërkohë mes objekteve të kultit numërohen Kisha e Labovës së Kryqit, Kisha e Shën Stefanit, Xhamia e Plumbit në Shkodër, etj. Paralelisht me këto projekte, MTKRS ka fituar një fond prej 3.5 milionë eurosh nga BE për disa kala të rëndësishme të Shqipërisë si ajo e Lezhës, Elbasanit, Himarës etj., të cilat vitin e ardhshëm do të jenë mjaft atraktive. Në këtë mënyrë këto site turistike të lëna në harresë do të kenë mundësinë të jenë të vizitueshme, pikërisht për shkak të vlerave dhe rëndësisë kulturore që kanë.
Ky lajm është publikuar: 13/08/2008