E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret në oborrin e shtëpisë 17-vjeçari

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Një 17-vjeçar nga kryeqyteti i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij. Ka pritur momentin kur të gjithë pjesëtarët e familjes kanë fjetur dhe në një nga pemët e oborrit të tij ka lidhur një litar dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 01.00 e së hënës, kur 17-vjeçari R.D. i dha fund jetës në oborrin e banesës së tij, në lagjen nr 1 të zonës së Bathores, e populluar tërësisht nga familje të ardhura kryesisht nga veriu i vendit. Djaloshi ka kryer aktin fatal ndaj vetes, duke lidhur një litar në një pemë të oborrit dhe duke u varur aty.
Ngjarja
Një djalë që sapo kishte mbushur 17 vjeç, ka vendosur t i japë fund jetës duke u vetëvarur, për shkaqe që ndoshta “i mori me vete”, por që gjithsesi policia është duke i hetuar. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 01.00 të ditës së djeshme. Djali 17-vjeçar R.D., gjendej në oborrin e banesës së tij në lagjen nr 1 të zonës së Bathores, e populluar tërësisht nga familje të ardhura kryesisht nga veriu i vendit. Pak minuta më vonë, skena e kobshme është parë nga familjarët, të cilët kanë kuptuar se asgjë nuk mund të bëhej për ta kthyer në jetë adoleshentin. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 17-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjëherë më parë shenja depresioni apo të kishte pasur ndonjë problem. Të afërmit, të traumatizuar pohojnë se nuk dinë çfarë rrethanash mund ta kanë çuar 17-vjeçarin t i japë fund jetës në mënyrën më tragjike.
Hetimet
Shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, nuk konfirmuan se si morën njoftim për ngjarjen në Bathore, por kur shkuan në vendin e ngjarjes, konkluduan se i mituri 17-vjeçar R.D, ishte vetëvarur në oborrin e banesës së tij, të ndodhur në lagjen nr.1 në Bathore. Policia thotë se është ende herët për të gjetur shkaqet e plota të vetëflijimit, duke theksuar se po punohet intensivisht në vendin e ngjarjes, për të sqaruar rrethanat dhe motivet që kanë çuar 17-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal. Sipas burimeve zyrtare, grupi hetimor që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe realizoi procedurat e para hetimore, konkludoi se shtetasi me inicialet R.D, 17 vjeç, ishte vetëvarur në oborrin e banesës së tij. Të njëjtat burime pohuan se hetuesit janë duke kryer hetime intensive për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë që çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›