Vdes nga korenti 50-vjeçari, policia nis hetimet
Autori i Lajmit: red.
Një 50-vjeçar pësoi fund të dhimbshëm teksa në punë e sipër ra në kontakt me korentin duke u paralizuar tërësisht prej saj dhe gjetur vdekje të menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 07.50 në Shish-Tufinë pranë Tiranës, te një kabinë elektrike. I ndjeri, Nazmi Liçi, 50 vjeç, lindur dhe banues në Shish-Tufinë, prej vitesh elektricist, ishte duke punuar në kabinë kur befas e gjeti veten të përfshirë nga rryma e tensionit të lartë të energjisë elektrike. Në pak minuta, pa mundur të shpëtojë jetën e tij, duke u përpjekur të riparojë defektin e linjës së zonës, 50-vjeçari ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje u mblodhën shumë njerëz, disa prej të cilëve e transportuan 50-vjeçarin për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Me gjithë përpjekjet për t i dhënë ndihmën e nevojshme, mësohet se i dëmtuari kishte mbërritur atje i vdekur. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë thanë se kanë ngritur një grup hetimor me synim për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje. “Nga grupi hetimor u konkludua se shkaku i vdekjes dyshohet të jetë nga kontakti me energjinë elektrike, pasi viktima ka qenë duke punuar në kabinën elektrike të zonës”, - bënë të ditur burime nga policia. Por materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, pasi mbetet të sqarohet kush e aktivizoi rrymën elektrike, ndërsa elektricisti ishte duke punuar.
Ndërkohë afro dhjetë ditë më parë, një tjetër elektricist humbi jetën, pasi energjia elektrike u aktivizua papritur, ndërsa ai ishte duke punuar në një kabinë elektrike. Për këtë ngjarje ende nuk ka rezultate zyrtare hetimore.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008