Durrësi i pasur me monumente, por pa strategji për tërheqjen e vizitorëve
Autori i Lajmit: red.
Prefekti i qarkut të Durrësit, Klodjan Pajuni, tregon se "amfiteatri antik dhe muzeu arkeologjik i qytetit bregdetar vazhdojnë të kenë një numër të ulët të vizitorëve për shkaqe institucionale dhe për mungesë të promovimit". "Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me Bashkinë e qytetit të Durrësit, lidhur me administrimin e ardhshëm të muzeut më të rëndësishëm arkeologjik në shkallë vendi. Ndërkohë që vizitat në amfiteatër mbeten peng i çmimeve të larta prej 500 lekësh për të huajt e 200 lekë për vendasit",- theksoi prefekti Pajuni. Në kushtet e mungesës së guidës profesionale dhe të standardeve muzeale, amfiteatri që prej disa muajsh ka një numër mjaft të kufizuar vizitorësh. Nga të dhënat rezulton se gjatë vitit të kaluar 105 diplomatë të akredituar në Tiranë dhe afro 600 arkeologë, historianë, studiues dhe studentë të këtyre fushave kanë vizituar qytetin e Durrësit dhe muzeun arkeologjik të tij. Ndërsa 2982 nxënës të shkollave të ndryshme të vendit si dhe 650 vizitorë vendas kanë ndjekur guidën profesionale të këtij muzeu, një nga më të kompletuarit për fushën e antikitetit në të gjithë Shqipërinë.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008