Shkrimtaret femra promovojnë librat e rinj në Prishtinë
Autori i Lajmit: red.
Veprat më të fundit të shkrimtareve Diana Çuli dhe Flutura Açka do të përurohen para lexuesve dhe dashamirësve të librit në Prishtinë më 20 maj, gjatë ditëve që do të organizohet Panairi i 10-të i Librit “Prishtina 2008 (19-24 maj)”. Në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës dhe në mjediset e kësaj të fundit, Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena” ka vendosur të promovojë këtë herë veprën e shkrimtareve femra, duke mundësuar edhe kontaktin e drejtpërdrejtë të të interesuarve me vetë autoret. Diana Çuli, një prej shkrimtareve më të njohura dhe më të suksesshme të viteve të fundit, aktualisht deputete në Kuvendin e Shqipërisë, kthehet në Prishtinë pothuaj pas një dekade, si romanciere. Për vitin 2007 është shpallur si “Shkrimtarja e vitit” nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë për romanin e saj “Gruaja në kafe”. Librat që do të jenë objekt i përurimit në takimin me shkrimtaren në Prishtinë janë: “Diell në mesnatë”, “Gruaja në kafe”, “Rekuiem” dhe “…Dhe nata u nda në mes”. Për Diana Çulin do të flasin botuesi Fatmir Toçi, shkrimtari Mehmet Kraja dhe studiuesja e njohur Shefkije Islamaj. Flutura Açka është poete e njohur, romanciere, botuese me nuhatje për botimin e autorëve të njohur, por edhe si publiciste aktive, kryesisht për problemet e librit, kulturës dhe ato sociale. Rrugëtimi i saj drejt Kosovës është një prej dashurive të saj, ndaj dhe është shumë e njohur prej lexuesve kosovarë.
Veprat që ajo do të paraqesë para lexuesve të Prishtinës janë: “Hiri”, “Zbathur” (poezi), “Kryqi i harresës” dhe “Lutje dimri” (poezi). Me vëllimin e zgjedhur me poezi “Lutje dimri” botuesi i “Toenës” e ka futur në kolanën e artë të “poezisë së zgjedhur shqipe”. Për Flutura Açkën do të flasin botuesi Fatmir Toçi, studiuesit Ali Aliu e Emin Kabashi, poeti Ali Podrimja.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008