Ervin Harxhi, fitues i etapës së parë të rrethit çiklistik Tiranë-Shkodër
Autori i Lajmit: red.
56 çiklistët, përfaqësues të 12 ekipeve, ndër të cilat edhe katër nga Gjermania, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, kanë pedaluar nga Tirana për në Shkodër
Ervin Haxhi është fitues i etapës së parë Tiranë-Shkodër. Çiklisti durrsak që stërvitet në Itali, është përshëndetur nga një publik i qytetit të Shkodrës. Pas ngritjes së siparit me 20 xhirot në kryeqytet të ditës së dielë, Rrethi i 65-të Çiklistik i Shqipërisë ka startuar të hënën me etapën e parë Tiranë-Shkodër, 100 kilometra e gjatë. 56 çiklistët pjesëmarrës, përfaqësues të 12 ekipeve, ndër të cilat edhe katër nga Gjermania, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, kanë pedaluar nga Tirana për në Shkodër, duke zhvilluar një garë interesante. Kryegjyqtari i aktivitetit, Ilmi Gjyzeli, tha se “përgjithësisht ka qenë një garë me shumë rivalitet duke mos shënuar shkëputje të ndjeshme të çiklistëve pjesëmarrës. Madje, edhe në ato raste kur kishte shkëndija për ndonjë shkëputje, çiklistët kryesues kapeshin menjëherë nga grupi i madh i çiklistëve”. Pedalimi në etapën e parë Tiranë-Shkodër është bërë në kushte shumë më të mira dhe kjo falë masave shumë të mira që ishin marrë nga ana e Policisë Rrugore. Momenti më emocionues ka qenë finishi i kësaj gare, i cili ka përcaktuar edhe fituesit e etapës së parë Tiranë-Shkodër. Sportdashësit e shumtë shkodranë kanë duartrokitur çiklistin durrsak Ervin Haxhi, i cili ka kaluar i pari vijën e mbërritjes me kohën dy orë, 31 minuta e 50 sekonda. Menjëherë pas tij kanë mbërritur me nga një sekondë më tepër, Besmir Banushi i Flamurtarit dhe Paljon Zarka i Apolonisë. Në përfundim të etapës së parë Tiranë-Shkodër është zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve, ku fituesit të etapës, Ervin Haxhi, ia ka dorëzuar kupën përfaqësuesi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, njëkohësisht edhe kryetar i delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, ndërkohë që diplomat për vendin e dytë dhe të tretë i dorëzuan shefi i klubit “Vllaznia”, Gëzim Mema, dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008