Milani planifikon të bëjë ofertë për Diarran
Autori i Lajmit: red.
Mediat italiane kanë shkruar sot se Milani gjatë javës së ardhshme do të fillojë bisedime me Real Madridin për të transferuar mesfushorin mbrojtës, Mahamadou Diarra. “La Stampa” ka shkruar se Milani kërkon një zëvendësim për Gatuzon, që pritet të largohet nga San Siro në fund të sezonit, ndërsa Diarra është personi ideal për këtë. Gatuzo tashmë i ka caktuar kushtet personale me Bajern Munihun dhe gjatë javës së ardhshme pritet të takohet me Galianin dhe të marrë një vendim përfundimtar rreth së ardhmes së tij. Nëse Gatuzo nuk do të bindet të qëndrojë në Milano, Diarra do të jetë zëvendësimi ideal për të, ndërsa agjenti i përfaqësuesit të Malit, tashmë është i informuar se klienti i tij është në planet e Milanit për sezonin e ardhshëm.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008