E Shtunë, 31 Tetor 2026

LeBron James synon medaljen olimpike

Autori i Lajmit: red.
LeBron James e ka kthyer vëmendjen e tij tek medalja e artë olimpike gjatë kësaj vere në “Pekin 2008”, pasi ekipi i tij “Cleveland Cavaliers” u eliminua nga gjysmëfinalja e play-offit të NBA-së, nga “Boston Celtics”. “Ne bëmë një punë të mirë gjatë verës së kaluar. Shikoni ekipet si Spanja, Argjentina dhe të tjerat, ka shumë ekipe atje. Por ne jemi të sigurt dhe kemi për detyrë një qëllim, dhe ai është ta fitojmë medaljen e artë”,- ka thënë James. Ai shënoi 45 pikë gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Bostonit, megjithëse ekipi i tij humbi 97-92 në ndeshjen e shtatë të play-offit, që ishte edhe vendimtarja. James do të jetë edhe në shoqërim të yjeve të tjera të NBA-së në ndeshjet olimpike, si Kobi Brajan dhe Duajt Hovard, në mesin e shumë yjeve të talentuara amerikane. Në lojërat olimpike të Athina 2004, amerikanët me James në stolin rezervë e pësuan keq, duke humbur tri herë në tetë ndeshje dhe duke përfunduar vetëm me medaljen e bronztë, prapa Argjentinës dhe Italisë.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›